Pas Miley Cyrus, Calvin Harris dhe Gashit, Elvana Gjata është artistja e radhës që do t'i bashkohet Sunny Hill Festival.
Vieë this post on Instagram
Pak minuta më parë, këngëtarja postoi në llogarinë e saj një foto ku ndau me fansat surprizën e radhës.
Vieë this post on Instagram
“Ju thashë që kam një surprizë për t’ju bërë. Jam shumë e lumtur t’ju bëj me dije se këtë vit do të performoj në Sunny Hill Festival. Uroj t’ju shoh të gjithëve aty, në një natë të paharrueshme. Ne, shqiptarët!”- shkruan këngëtarja, por me siguri nuk do të jetë e vetmja artiste shqiptare që do t'i bashkohet koncertit më të madh që pritet të ndodhë në Prishtinë.
Festivali do të mbahet në Prishtinë, më 2, 3 dhe 4 gusht, një festival i organizuar nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.