Showbiz

Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj na tregojnë ca detaje për “Tenxherja-Kapakun”

Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj na tregojnë ca detaje për
Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata janë ‘çifti’ që përmes batutave dhe situatave në serialin “Tenxherja-Kapakun” do t’i bëjnë të shtunat edhe më argëtuese. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, këngëtarja dhe aktori i humorit kanë folur për serialin që pritet të nisë më 5 tetor në Top Channel, duke zbuluar kështu ca detaje interesante.

Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj na tregojnë ca detaje për

Elvana u shpreh se Romeo është aktor shumë i mirë dhe se projekti ishte sfidues:

“Përtej shakasë, ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgjatur. Jemi njerëz në fund të ditës, pavarësisht se mundohemi të përshtatemi me personazhin. Ishte një projekt sfidues, por ia kemi dalë siç duhet”.

Romeo, nga ana tjetër, u shpreh se Elvana është një super artiste dhe se është privilegj për të të ketë një kolege të tillë:

“Elvana është një super artiste. Përveç se një këngëtare është dhe një aktore shumë e mirë komedie. Është privilegj të kesh një kolege të tillë. Në këtë serial do të qeshni. Janë xhiruar aq shumë materiale sa që s’e di sa kohë kemi që xhirojmë”.

Më tej, tha se ai ua ka vështirësuar pak jetën kolegëve, se vonohet:

“Që unë vij i pari në xhirime janë vetëm llafe, sepse unë vij me një orë me vonesë. Të shkretët partnerët e mi, sepse më presin një orë. Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka”.

Sa i përket serialit, ai dha disa detaje:

“Janë situata në çift, zënkat, jeta e një çifti në të gjitha dimensionet. Do ta gjejnë veten të gjithë çiftet, ose ata që do të bëhen çifte. Gëzimi këtu është i shpesh, por zgjat shumë pak. Duhet të xhirosh shumë shpejt dhe nuk ke kohë të gëzohesh fare. Jemi bërë si “Game of Thrones”. Kam hyrë 27 vjeç e nuk e di kur do dal. Kemi një vit që xhirojmë. Është bërë një super punë. Është një nga produksionet më të arrira. Xhirohet vetëm me një dubël dhe teksti është fantastik. Regjisorja është fantastike, Andia Xhunga. Kemi një super staf. Jemi një familje e madhe që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përveç se janë njerëz të mirë, janë dhe shumë profesionistë. Batutat që kam jashtë i fus brenda, ato që bëj brenda nuk i nxjerr jashtë”, tha aktori i humorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

“Tenxherja-Kapakun” është titulli në shqip i një ndër serialeve më të ndjekur dhe të famshëm në histori, “Love Bugs”. I transmetuar për herë të parë në Kanada në vitin 1997, “Love Bugs” ka mbërthyer para ekranit miliona shikues në më shumë se 30 vende të botës, si Francë, Itali, Greqi, Suedi, Amerikë etj. dhe së fundmi Serbi, ku si në çdo vend tjetër, theu rekorde shikueshmërie në YouTube, me më shumë se 15 milionë shikime.

Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj na tregojnë ca detaje për

Producente e “Tenxherja – Kapakun” është Jokansa Kuqi, themeluese e Urbanus Group, kompania që po sjell formatin në fjalë në standardet më të larta në rajon. Përshtatja e skenarit në shqip dhe regjia e 3 episodeve të para i janë besuar Dalina Buzit, falë përvojës së saj së gjatë si skenariste në prodhime të ndryshme, si seriali “$NOB”, web-series “Hostel by Anabel”, “#Love #Likes #Tirana” apo festivale si “Kënga Magjike” dhe prodhime të tjera televizive.

REELS

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

----elvana-gjata-dhe-romeo-veshaj-na-tregojne-ca-detaje-per-tenxherja-kapakun