News

Elon Musk, afër 300 miliardë dollarëve, është njeriu më i pasur në histori

Elon Musk, afër 300 miliardë dollarëve, është njeriu

Falë një raporti të fitimeve dhe një porosie të madhe të makinave nga Hertz – kompani amerikane e makinave me qira - kapitali i Tesla-s kaloi 1 trilion dollarë të hënën dhe CEO Elon Musk është personi më i pasur në historinë e botës.

Forbes vlerëson se pasuria neto e Musk është 271.3 miliardë dollarë deri të hënën, rreth 41.7 miliardë dollarë më shumë nga e premtja. Musk është në një territor të paeksploruar të pasurisë, që po shkon drejt 300 miliardë dollarëve.

Kur Forbes filloi për herë të parë të gjurmonte pasurinë e miliarderëve, në vitin 1982, personi më i pasur në Amerikë ishte manjati i anijeve Daniel Ludwig, me vlerë 2 miliardë dollarë, ose rreth 5.5 miliardë dollarë me vlerën e sotme të parave. Pasuria e themeluesit dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos, u rrit në 212 miliardë dollarë kur aksionet e Amazon arritën kulmin në korrik - plot 59.3 miliardë dollarë më pak se sa vlen Musk tani.

21% e aksioneve të Musk në Tesla përbën pjesën më të madhe të pasurisë së tij, por ai gjithashtu ka aksione në kompaninë private të raketave të cilën e themeloi në vitin 2002, SpaceX. Elon është shumë pranë ditës kur pasuria e tij të jetë 300 miliardë dollarë, duke u bërë kështu trilioneri i parë në histori.

Shënim: Në një version të mëparshëm, pasuria e Elon Musk u shënua gabimisht 300 milionë dollarë. Artikulli është korrigjuar.

REELS

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Elon Musk, close to $ 300 million, is the richest man in history

Elon Musk, afër 300 miliardë dollarëve, është njeriu

Thanks to a earnings report and a large order of cars from Hertz - the American car rental company - Tesla's capital surpassed $ 1 trillion on Monday and CEO Elon Musk is the richest man in world history.

Forbes estimates that Musk's net worth is $ 271.3 billion as of Monday, about $ 41.7 billion more than on Friday. Musk is in unexplored wealth territory, heading towards $ 300 billion.

When Forbes first began tracking the fortunes of billionaires in 1982, the richest person in America was shipowner Daniel Ludwig, worth $ 2 billion, or about $ 5.5 billion at today's value for money. The fortune of Amazon founder and former CEO Jeff Bezos rose to $ 212 billion when Amazon shares peaked in July - $ 59.3 billion less than Musk is worth now.

21% of Musk's shares in Tesla make up the bulk of his fortune, but he also owns shares in the private rocket company he founded in 2002, SpaceX. Elon is very close to the day when his fortune is $ 300 million, thus becoming the first trillionaire in history.