
Duke marrë parasysh temperaturat e larta kohët e fundit, është krejt e kuptueshme që fustani do të jetë veshja që do të shohim më shpesh kudo. Është mënyra më e lehtë për të dukur simpatike dhe për të qëndruar freskët gjatë verës, dhe Olivia Rodrigo, e apasionuar pas fustaneve, e di mirë këtë. Këtë javë, ndërsa ishte në Manchester të Britanisë së Madhe me të dashurin dhe shoqërinë, ajo u fotografua e veshur trendin e bukur të fustaneve që njerëzit e modës, që dinë të kombinojnë mirë veshjet, po e veshin me këpucë të sheshta.
Trendi i momentit janë fustanet e shkurtra që vijnë pas trupit deri te beli dhe janë të gjera në fund. Sigurisht, kjo është çështje shije, por jemi të bindura se duken më mirë me të sheshta sesa me taka, sidomos gjatë ditës. Këtë e tregon edhe fakti që gjithnjë e më shumë ekspertë të modës po zgjedhin këtë kombinim të thjeshtë dhe elegant.
Ndaj, mos u mendoni, por shikoni sugjerimet tona dhe shkëlqeni këtë verë.