Showbiz

Pas 2 divorcesh, Kastro Zizo nuk ka aspak frikë ta provojë sërish!

Pas 2 divorcesh, Kastro Zizo nuk ka aspak frikë ta provojë

Kastro Zizo, gjithmonë është njohur për natyrën e tij të hapur dhe deklaratat shpesh herë të ashpra që nuk kursehet t’i shprehë në çdo lloj forme. Gjë, që jo pak herë e ka bërë atë të jetë pjesë e debateve të ndryshme televizive. Por përpos kësaj, mbetet i veçantë në llojin e tij dhe duket se nuk sheh asnjë arsye për të hequr dorë nga mënyra si e koncepton ai botën.

Pas 2 divorcesh, Kastro Zizo nuk ka aspak frikë ta provojë

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Kastro realist si kurdoherë ka folur për jetën e tij në përgjithësi. Ndër të tjera ai tregoi se të qënit pikërisht kështu siç është shpesh e ka penalizuar. Baba i 2 fëmijëve, këngëtari tregon se si i tillë është tepër konservator. “Qëllimi i jetës sime, është vajza dhe djali im. Falenderoj zotin për këtë,” pohon ai.

Pas 2 divorcesh, Kastro Zizo nuk ka aspak frikë ta provojë

Teksa Ermali e ngacmon duke i thënë se tanimë që mbi shpatulla ka 2 martesa të përfunduara në ndarje, ka hequr dorë nga e gjithë kjo, Kastro nuk nguroi ta kundërshtojë menjëherë. “Sigurisht që do martohem prap, unë nuk jam shumë krenar për martesat e mia, por kështu më shkoi jeta. Ato të dyja janë nënat më të mrekullueshme në botë.” vazhdoi ai.

Nga martesa e parë Kastro ka një djalë 11 vjeçar Dankanin, e ndërsa me ish-bashkëshorten e 2-të, një vajzë 5 vjeçare për të cilët shprehet se nuk e koncepton dot se si mund të ishte jeta pa to.

Pas 2 divorcesh, Kastro Zizo nuk ka aspak frikë ta provojë

REELS

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti