
Producenti Ardit Gjebrea bëri më dije në profilin e tij në Instagram se “E diela shqiptare” do të fillojë më 17 shtator. “Mbarojmë një sezon në 30 korrik, fillojmë sezonin tjetër në 17 shtator. Viti i ri në 31 dhjetor,” shkroi ai.
Bëmë disa llogari dhe vumë re se 17 shtatori i vitit 2019 është ditë e martë, rrjedhimisht jo dita klasike e emisionit maratonë të së dielës pasdite. Por, kalendari në InstaStory shënon vitin 2023.

Anabel kontaktoi me Ardit Gjebrean i cili u shpreh se “’E diela shqiptare’ fillon më 15 shtator", gjë që konfirmon se fotoja e mëparshme është një gabim i vockël.