George Clooney, me shumë siguri, nuk do martohet kurrë! Ai është një beqar i deklaruar dhe ia ka dalë të ketë lidhje me vajza të reja, dhe ndoshta do të vazhdojë kështu derisa të jetë aq i vjetër sa Jagger ose Nicholson. Deri diku, nuk mund ta fajësojmë. Veçanërisht sepse duket se ai nuk ka një “tip”, prej të cilit tërhiqet. Clooney i afrohet të gjitha zonjushave dhe duket sikur kushti i vetëm është pamja e tyre e jashtme.
E dashura e tij e re, nuk bën përjashtim nga ky rregull. Por, përveçëse është shumë simpatike, Amal Alamuddin është e jashtëzakonshme. Ajo është avokate britanike, e cila ka pretendimet e veta për famë, pasi po përfaqëson Juluan Assange-n. Ajo flet tre gjuhë të huaja dhe është votuar si beqarja më hot në Angli. Kujdes George! Ata janë parë shpesh bashkë kohët e fundit madje janë fotografuar dhe në pushime bashkë.
Ajo është totalisht e kundërta e ish të dashurës më të fundit të George, Stacy Keibler. Stacy është një ish-mundëse profesionale.
Kjo paradë e femrave të George është shenjë e mendjes së tij të hapur apo është provë e mëtejshme që ai nuk do të rehatohet kurrë?
Burimi: Cafemom