Showbiz

E 3-ta e vërteta: Pas 2 martesave të dështuara, Kastro kërkon një mbartëse embrioni

E 3-ta e vërteta: Pas 2 martesave të dështuara, Kastro

Pas dy martesave që përfunduan në ndarje, Kastro Zizo nuk i thotë “jo” një marrëdhënieje serioze.

I pyetur nga Roza Lati lidhur me këtë çështje, këngëtari shpjegoi se tashmë ka 5 vite i ndarë dhe po nis ta rimendojë. Por këtë herë, nuk do të tregohet i nxituar dhe thotë se do ta bëjë, vetëm pasi ta vërtetojë se ajo do të jetë njeriu i duhur. Në të kundërt, të paktën të ketë para.

“33 vjeç me dy martesa pas, besoj se janë mjaftueshëm për momentin. Të kalojnë edhe dy vite, ose një vit, shohim. Kam 5 vite që jam i pamartuar. E treta ose do të ketë shumë para, ose do të jetë e treta, e vërteta. Jam afër, jam në një vorbull.”

Një vorbull të tretash dhe të vërtetash? Apo nga ato që kanë para? Pra, Kastro po studion disa vajza dhe në fund do të marrë një verdikt?

E 3-ta e vërteta: Pas 2 martesave të dështuara, Kastro
Kastro dhe i biri, Dankan.

Lidhur me divorcet, Kastro Zizo tregoi se arsyeja kryesore që solli në ndarjet ka qenë se ish-partneret ishin tepër të ngjashme me atë vetë. Ai nuk po kërkon për dikë si vetja, por dikë të qetë, dikë që ta mbajë “nuse për shtëpi”, mesa duket.

“Unë mendoj se gruaja është mbartëse e embrionit njerëzor.”, tha Kastro.

Epo, fat të mbarë të gjesh një mbajtëse embrioni njerëzor. Ose lekësh, një nga të dyja.

REELS

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀