Metropolitan

Dua Lipa shpjegon se pse këngët nuk frymëzohen nga jeta e saj personale

Dua Lipa shpjegon se pse këngët nuk frymëzohen nga jeta e saj
FOTO NGA intervista në "The 60 Minutes Interview"

Dua Lipa, e ftuar në një intervistë për gazetarin Anderson Cooper, u ka kthyer përgjigje kritikëve që mendojnë se hitet e saj nuk kanë një qasje personale, për të përcjellë kësisoj më shumë detaje rreth dashurisë, ndjenjave apo jetës së saj në tërësi.

“Është diçka që natyrshëm kam zgjedhur ta kem të tillë. Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t'i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve," shton artistja.

Për këngëtaren, kjo është një qasje e gabuar sepse sipas saj, muzika duhet të shkojë te njerëzit në mënyrë origjinale dhe jo me një qëllim të caktuar.

"Për mua, ka qenë gjithmonë e rëndësishme të bëj muzikë që njerëzit e duan dhe jo sepse dua të marrë klikime në kurriz të dikujt tjetër. Jo, unë nuk e bëj këtë!”

Dhe nuk ka shumë dyshime për faktin që muzika e saj është një prej gjërave më të rëndësishme që njerëzit duan tek ajo. Albumi i saj i tretë, “Radical Optimism” kryesoi renditjen e top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe arriti kulmin me vendin e dytë në tabelën e albumeve “Billboard 200”.

Kujtojmë që Dua po përgatitet për një turne botëror në 43 vende që i ka bërë tashmë publike nga Europa deri në Australi dhe Zelandën e Re.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Billboard

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Dua Lipa reveals the reasons why her songs are not very personal

Dua Lipa shpjegon se pse këngët nuk frymëzohen nga jeta e saj
PHOTO FROM "The 60 Minutes Interview" interview

Dua Lipa knows how to neatly "capture" the musical tastes of people in every corner of the world and not only that! She puts on a show at every public outing and stage performance, but when it comes to her private life she seems committed to keeping it that way from start to finish.  

In an interview with journalist Anderson Cooper, the latter asks Dua for an answer to critics who think that her hits do not have a personal approach, to convey more details about love, feelings or her life as a whole.

"It's something I naturally chose to have," explains Lipa. "Some people are so ruthless with their private lives that they decide to put it all out in a song because they know it will get people's attention," adds the artist.

For the singer, this is a wrong approach because according to her music should go to people in an original way and not with a specific purpose.

"For me, it's always been important to make music that people love and not because I want to get clicks at someone else's expense. No, I don't do that!"

And there's not much doubt about the fact that her music is one of the most important things people love about her. Her third album, Radical Optimism, topped the UK Singles Chart and peaked at number two on the Billboard 200.

We remind you that Dua is preparing for a world tour in 43 countries that he has already made public from Europe to Australia and New Zealand.

Suggested articles: 

 

Source: Billboard