Sa nga ju do të ishin të gatshëm për të banuar në një autobus?
Me shumë mundësi askush, ama për këtë po ju tregojmë historinë e kësaj vajze.
Jessie Lipskin bleu një autobus jo funksional të vitit 1996 me synimin e vetëm për ta kthyer në një shtëpi përgjithmonë të banueshme.
Ajo shpenzoi më shumë se 70 mijë dollarë për ta pajisur autobusin me të gjithë orenditë dhe pajisjet e nevojshme për jetesën e një njeriu.
“Më ka pëlqyer gjithmonë të kem një shtëpi të lëvizshme. Një shtëpi aspak tradicionale apo të zakonshme. Në këtë projekt u frymëzova nga rulotët, vetëm se qëlloi që për autobusin angazhimi dhe po ashtu shpenzimet do të ishin më të mëdha.” Kështu ka treguar Jessie në një intevistë për Metro. uk.
Tashmë që duket se çdo gjë është e përfunduar dhe shtëpizës me rrota nuk i mungon asgjë, pronarja e saj ka vendosur ta shesë këtë copëz arti.
Kështu që kushdo që ka dëshirën e mirë për ta blerë, bën mirë të nisë kursimin që tani!