
Pak ditë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj "Faj", një këngë dedikuar Donaldit dhe historisë së nderlikuar të tyre të dashurisë.
Sot, ndërkohë që Donaldi shijonte diellin në oborr, Big Brother vendosi në sfond këngën e saj dhe sigurisht që Donaldi ia njohu menjëherë zërin.
Si reagoi ai dhe banorët e tjerë?!
Vieë this post on Instagram
Në fillim u emocionua, pastaj kërkonte dëshpërimisht të ngrihej volumi i muzikës dhe pastaj bëri një gafë: Tha gati me siguri të plotë se ajo që po dëgjonte është një këngë e vjetër e Triksës.
Vieë this post on Instagram
Iu desh të arrinte aty nga fundi kur e dashura e tij këndon: "Edhe pak ditë janë t'u na nda" që ta kuptonte se jo vetëm ishte këngë e re, por çdo gërmë i dedikohej atij.
Vieë this post on Instagram
Përlotjes së Donaldin iu bashkuan dhe banorët e tjerë. Monika dhe Einxhel nuk i kursyen lotët dhe as diskutimet në lidhje me dashurinë që Beatrix ka ndaj tij.
Pasi kënga mbaroi, Donaldi bëri atë që pritej të bënte: Në mungesë të një YouTube, iu lut dëshpërimisht Big Brother-it ta vinte sërish!