- Truth or Dare
Në këtë version më intensiv të thriller-it “Blumhouse”, një grup të rinjsh me pushimet e pranverës, luajnë lojën “E vërtetë apo sfidë”, që ju rezulton vdekjeprurëse.
- Hush
Një shkrimtare e shurdhër, gjendet e vetme në shtëpinë e saj në pyll duke luftuar për jetën, pasi një vrasës me maskë kërkon ta vrasë.
- The 3d Eye 2 (Syri i tretë)
Filmi i dytë pas “The 3d Eye”. Teksa punonte në një jetimore, Alia njihet me adoleshenten Nadia, e cila thotë se dëgjon zëra të çuditshëm në mure. Kur përpiqen të gjejnë nga se, gjërat marrin një rrjedhë të frikshme.
- The Secret
Pasi mëson se i ati është martuar me një vajzë në moshën e saj, Kanaya e lë shtëpinë dhe pas një aksidenti e gjen veten në një spital të frikshëm.
- Eerie
Vetëvrasja e papritur dhe e tmerrshme e një studenteje, kërcënon ekzistencën e një shkolle katolike vajzash.
- Eli
Prindërit e dëshpëruar të një 11-vjeçari të sëmurë, vendosin ta dërgojnë në një klinikë për t’i kryer terapi eksperimentale.
- A quiet place
Të izoluar nga pjesa tjetër e botës, një familje jeton në frikë të përhershme se çdo zhurmë mund të tërheqë krijesa të tmerrshme.
- Quarantine
Gjatë detyrës, një gazetare dhe kameramani i saj ngecin në një apartament me një vrasës të panjohur e të pamëshirshëm.