Me të qenit personazh publik e me 1.2 milionë ndjekës në Instagram vijnë disa disavantazhe, si puna e njerëzve që lënë komente negative apo të papërshtatshme. Epo, Dafinës i erdhi në majë të hundës me këta tipa dhe vendosi t’u tregojë vendin.
Nën një foto që shërben si demonstrimi figurativ i “big dick energy,” këngëtarja shkruan:
“Është fakt që kam më shumë këllqe se disa ‘djem’, më falni, ‘burra’, më falni jo, ‘dh..’ që shkruajnë komente absurde dhe s’dinë së pari të respektojnë motrat e nënat e tyre. Sidomos ca femra. Që hiç e hiç i bëjnë dëm vetes kur komentojnë gjëra pa lidhje thjesht sepse s’kanë guxim të jetojnë për veten e tyre. Kjo shkon për ata që tregohen të vërtetë. Muzikën dhe performancën e bëj për qejf, shkaku ju. Ju dua.”
View this post on Instagram
Meqë jemi në këtë linjë, rikujtojmë “Be a man once” që thotë praktikisht të njëjtën gjë si paragrafi më sipër, thjesht e thotë për 3 minuta e 38 sekonda.