Lifestyle

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Misioni ynë? Investojmë për më pak CO2

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Misioni ynë? Investojmë për

Coca-Cola Bottling Shqipëria njofton zgjerimin e flotës së saj të makinave të shitjeve me 20 makina elektrike të tjera duke investuar kështu, pas Tiranës edhe në Durrës e Kavajë.

Ky zgjerim i flotës është vazhdimësi e investimeve dhe qasjes së CCBS ndër vite në mbrotje të mjedisit, kudo ku ajo operon.

Në maj të vitit të shkuar, Coca-Cola Bottling Shqipëria njoftoi nismën e saj më të re: “Drive Clean, Go Green”.

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Misioni ynë? Investojmë për

Ky mision në mbrojtje të natyrës implementoi 56 makina elektrike në flotën e shitjes së Tiranës, duke arritur kështu eleminimin e plot 178 tonëve CO2 në atmosferë, shifër kjo e barazvlefshme me punën e realizuar nga 13,327 pemë në vit.

“Lëvizja e Gjelbër” nga CCBS ishte një ftesë e hapur për të gjithë, kryesisht për institucionet shtetërore për të investuar në infrastrukturën e duhur, për të lehtësuar administrimin e makinave elektrike për të gjithë përdoruesit, aktual apo të tjerë që do të shtohen shumë shpejt.

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Misioni ynë? Investojmë për

Projekti ngjalli interesin jo vetëm të publikut, por edhe të aktorëve të rëndësishëm të biznesit shqiptar. Ndër të parët që përqafuan këtë nismë ishte pa dyshim edhe “Uji i Fohtë Tepelena”, pjesë e të njëjtit grup, e cila së fundmi iu bashkua investimit të përbashkët në  reduktimin e CO2, nëpërmjet përdorimit të makinave 100% elektrike.  

Të ndërgjegjshëm për faktin se të qenurit operator i përgjegjshëm në treg kërkon vazhdimësi të këtyre kontributeve në çdo kohë dhe inovacion në sipërmarrjet e reja, CCBS ka çuar më tej investimin e saj në projektin “Lëvizje e Gjelbër”.

Gjatë muajve të parë të 2021, ky projekt është zgjeruar me tej dhe CCBS vazhdon të investojë në makina elektrike për flotën e shitjes, 76 makina 100% elektrike në total, si dhe në disa stacione të tjerë elektrikë gjithashtu në Durrës e Kavajë pas Tiranës.

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Misioni ynë? Investojmë për

Nëpërmjet 9 stacioneve elektrike në total (2 standarde dhe 7 të tipologjisë “fast charge”) sigurohet kështu infrastruktura dhe menaxhimi i duhur i kësaj nisme, në këto qytete.

Tashmë me 56 makina 100% elektrike në Tiranë, 16 në Durrës dhe 4 në Kavajë, Shqipëria do të ketë 242 ton më pak CO2 në atmosferën e saj çdo vit, sasi e cila kërkon 18,087 pemë në vit për t’u përthithur dhe pastruar. 

Kjo është dhurata e CCBS për qytetarët e Tiranës, Durrësit e Kavajës, duke kontribuar çdo vit, në reduktimin e CO2 në atmosferë, gaz i dëmshëm dhe shkak për shumë sëmundje, i cili në Shqipëri emetohet kryesisht nga transporti urban.

CCBS ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë kapacitetet dhe vizionin e saj për një të ardhme më të shëndetshme për Shqipërinë; për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨