News

Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT

Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT
Foto: Shutterstock

"ChatGPT, cilat vende duhet të vizitoj në Shqipëri?"

“Shqipëria është një vend i bukur me një histori të pasur dhe peizazhe natyrore mahnitëse. Këtu janë disa nga vendet më të mira për t'u vizituar në Shqipëri:” – u përgjigj chatbot-i më i përfolur i momentit.

Cilat ishin këto vende? ChatGPT përmendi Tiranën për “Muzeun Historik Kombëtar dhe ndërtesat shumëngjyrëshe në zonën e Bllokut”, ndërsa Beratin si “një vend të trashëgimisë botërore të UNESCO-s me arkitekturë dhe pamje mahnitëse”.

Në vijim, shtoi Gjirokastrën për "rrugicat me kalldrëm dhe kështjellën në majë të kodrës"; Butrintin për "rrënojat mbresëlënëse dhe peizazhet begdetare"; Ksamilin për "ujërat e kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë".

Por lista nuk mbaron me kaq. Chatbot-i listoi edhe Parkun Kombëtar të Valbonës, si një "park natyror perfekt për ecje, ujëvara dhe pamje malore"; Shkodrën për "kështjellën dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Apollonia dhe rrënojat e saj, fshati piktoreskt i Thethit me shtëpi guri dhe ujëvara si edhe Syri i Kaltër ishin gjithashtu pjesë e listës.

Kur e pyetëm ChatGPT për të tjera sugjerime, na kërkoi që t’i tregonim më shumë për preferencat dhe interesat tona.

Thënë kjo, nëse jeni lodhur duke u përpjekur të vendosni se ku të shkoni me pushime (brenda ose jashtë vendit), mund të përdorni ndihmën e inteligjencës artificiale. Ndoshta do t’ju japë sugjerime interesante. Sidoqoftë, duhet që më tej të hulumtoni më seriozisht për informacionin.

 

REELS

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.