Relationships

Cila është mosha e duhur për t'u marrë fëmijëve një celular?

Cila është mosha e duhur për t'u marrë
Photo Credits: Fatherly

Mosha e duhur për t'u dhënë fëmijëve celularin e tyre të parë varet vërtet nga ju (prindërit/kujdestarët). Psikologët thonë se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës suaj, aftësia për të ndjekur rregullat në shtëpi dhe shkollë dhe ndjenja e përgjegjësisë si dhe nevojat e familjes.

Jerry Bubrick, një psikolog klinik dhe ekspert i ankthit në institutin Child Mind, thotë se këtë pyetje e bëjnë shpesh prindërit me fëmijë midis moshës 10 dhe 12 vjeç.

“Unë u them prindërve se nuk ka të bëjë aq shumë me një moshë të caktuar, por me vetëdijen sociale të një fëmije dhe të kuptuarit se çfarë do të thotë teknologjia,” shpjegon Dr. Bubrick. “Mund të kesh një 15-vjeçar vërtet të papjekur, ndërsa një 12-vjeçar vërtet të pjekur nga pikëpamja sociale që mund ta përballojë më mirë një telefon."

T'i jepni fëmijës suaj telefonin e parë është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t'i kërkojnë (dhe t'i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni i bashkëmoshatarëve e bën më të vështirë për prindërit që duan t'i mbajnë fëmijët larg smartphone-ve.

Kur u jepni fëmijëve tuaj një celular, po u jepni atyre një mjet të fuqishëm për komunikim dhe prodhim mediatik. Ata mund të krijojnë tekst, imazhe dhe video që mund të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë dhe të shpërndahen gjerësisht. Prindërit dhe kujdestarët duhet të konsiderojnë nëse fëmijët e tyre janë gati të përdorin telefonin me përgjegjësi dhe respekt.

Nëse mendoni se aftësitë teknologjike të fëmijëve tuaj janë më të mëdha se aftësia e tyre për ta përdorur atë me mençuri, kushtojini vëmendje këtij boshllëku. Ju mund të keni nevojë të thoni: "Jo, ende jo".

Këtu janë disa pyetje për t'u marrë parasysh:

- A tregojnë fëmijët tuaj një ndjenjë përgjegjësie, si për shembull t'ju bëjnë të ditur kur dalin nga shtëpia? A kthehen në shtëpi atëherë kur thonë se do të kthehe?

- A priren fëmijët tuaj të humbasin gjëra, të tilla si çantat e shpinës ose dosjet e detyrave të shtëpisë? Nëse po, prisni që ata të humbasin edhe telefonin.

- A duhet fëmijët tuaj të jenë në kontakt me ju për arsye sigurie?

- A do t'u bënte dobi atyre aksesi i lehtë te miqtë për arsye sociale?

- A mendoni se ata do ta përdorin celularin me përgjegjësi -- për shembull, duke mos dërguar mesazhe gjatë orës së mësimit ose duke i shqetësuar të tjerët me bisedat e tyre telefonike?

- A mund t'i përmbahen kufijve që ju vendosni për kur, ku dhe sa kohë mund ta përdorin telefonin?

- A do të përdorin me përgjegjësi funksionet e tekstit, fotografisë dhe videove dhe jo për të vënë në siklet apo ngacmuar të tjerët?

Burimi: Child Mind Institute, Common Sense Media

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

What's the right age to get kids a cell phone?

Cila është mosha e duhur për t'u marrë
Photo Credits: Fatherly

The right age to give children their first cell phone really depends on you (parents/guardians). Psychologists say that age is not as important as your child's maturity level, ability to follow rules at home and school and sense of responsibility as well as family needs.

Jerry Bubrick, a clinical psychologist and anxiety expert at the Child Mind Institute, says parents with children between the ages of 10 and 12 often ask this question.

"I tell parents it's not so much about a certain age, but about a child's social awareness and understanding of what technology means," explains Dr. Bubrick. "You can have a really immature 15-year-old and a really socially mature 12-year-old who can handle a phone better."

Giving your child their first phone is a very personal and individual decision, but many children start asking for (and getting) them as early as elementary school. This kind of peer pressure makes it harder for parents who want to keep their kids away from smartphones.

When you give your kids a cell phone, you're giving them a powerful tool for communication and media production. They can create text, images and videos that can be uploaded to websites instantly and shared widely. Parents and guardians should consider whether their children are ready to use the phone responsibly and respectfully.

If you think your children's technology skills are greater than their ability to use it wisely, pay attention to this gap. You may need to say, "No, not yet."

Here are some questions to consider:

- Do your children show a sense of responsibility, such as letting you know when they leave the house? Do they come home when they say you will?

- Do your kids tend to lose things, such as backpacks or homework folders? If so, expect them to lose the phone as well.

- Do your children need to be in contact with you for safety reasons?

- Would they benefit from easy access to friends for social reasons?

- Do you think they will use their cell phones responsibly -- for example, not texting during class or disturbing others with their phone conversations?

- Can they stick to the limits you set on when, where and how long they can use the phone?

- Will they use text, photo and video functions responsibly and not to embarrass or harass others?

Source: Child Mind Institute, Common Sense Media