Katër vite më parë, Christian Louboutin nxorri në treg “Nude Collection”, një linjë me balerina në pesë tone nudë. Që atëherë, marka i ka zgjeruar tonalitetet në shtatë.
Sot, Louboutin hodhi hapin e radhës duke shtuar dy linja me sandale me takë në linjën e tyre. Modelet e reja quhen Christeriva dhe Cherrysandal.
Christeriva është një dizenjo e frymëzuar nga balerinat me një detaj fjongoje të ndërthurur në pjesën e kyçit e kushtojnë 875 dollarë.
Ndërsa Cherrysandal, një sandale me platformë të trashë dhe rrip tek kyçi, kushton 895 dollarë.
I njohur për sloganin “nude nuk është një ngjyrë, është një koncept”, Louboutin vazhdon t’u ofrojë grave të të gjitha ngjyrave këpucë që u përshtaten me lëkurën.