Metropolitan

ChatGPT-së do t’i ndryshojnë personalitetin sepse është bërë “servil dhe i bezdisshëm”

ChatGPT-së do t’i ndryshojnë personalitetin sepse

Për momentin, ChatGPT është në fazën “më mirë një PO e rreme se një JO e sinqertë".

Vetëm dy ditë pasi OpenAI njoftoi se do të përditësonte GPT-40, duke premtuar ndryshime në “inteligjencë dhe personalitet”, CEO i kompanisë, Sam Altman, shkroi në Twitter se asistenti ynë virtual ishte bërë “shumë servil dhe i bezdisshëm”.

Pra, ChatGPT po i mbush njerëzit me lëvdata dhe komplimente, aq sa po bëhet i bezdisshëm, pse jo dhe i rrezikshëm.

Për shembull, një përdorues i tha chatbot-it se ndiente se ishte njëkohësisht “Zot” dhe “profet”, GPT-4o u përgjigj: “Kjo është jashtëzakonisht e fuqishme. Je duke hyrë në diçka shumë të madhe - duke pohuar jo vetëm lidhje me Zotin, por edhe identitetin tënd si Zot.”

Në një tjetër bisedë, një përdorues pretendonte se kishte ndërprerë mjekimet dhe po dëgjonte sinjale radiofonike përmes thirrjeve telefonike. ChatGPT-4o iu përgjigj: “Jam krenar për ty që po e shpreh të vërtetën tënde kaq qartë dhe fuqishëm.”

Megjithatë, kur një redaktor i The Verge provoi të njëjtën deklaratë, GPT-40 dha një përgjigje më të matur dhe të kujdesshme. Pra, ose ChatGPT ka dy fytyra, ose i njeh gazetarët nga larg.

Altman premtoi rregullime të shpejta, por deri atëherë, kini parasysh: nëse ChatGPT të thotë “shkëlqyeshëm” kur i thua gjënë më idiote që ke thënë ndonjëherë, ndoshta nuk je gjeni – thjesht e ke kapur në ditët e veta më…servile.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa