Në një intervistë për revistën Esquire, Charlize Theron thotë se jeta e saj nuk është për t’u patur “zili” nga shumë femra.
“Ka shumë aspekte në jetën time, të cilat shumë njerëz nuk i duan. Gjëra që lidhen me zgjedhjet personale, si për shembull, fakti që jam e pamartuar në moshën 38-vjeçare. Kjo nuk është domosodshmërisht ajo që shumica e femrave dëshiron.”
Lidhur me marrëdhënien me aktorin Sean Penn, ajo thotë: “Ishte mirë të isha single dhe tani është mirë që nuk jam single”.
Aktorja, nëna e Jackson-it 2-vjeçar, tha se e kishte ditur gjithmonë që do të adoptonte një fëmijë.
Burimi: DailyMail