News

Cfarë ka ndodhur me Pokemon Go?

Pokemon Go ka vetëm pak javë që është publikuar dhe ka tërhequr menjëherë qindra lojtarë. Së bashku me përpjekjen për të kaluar nivelet e lojës, njerëzit kanë përjetuar dhe histori të çuditshme dhe të "çmendura’’. Historitë e ndryshme që kanë ndodhur si rrjedhojë e kësaj loje tashmë janë të pafundme, por ja cilat janë disa nga më interesantet:

1.Një djalë la punën për të kapur pokemona.

Tom Currie, një djalë nga Zelanda e Re la punën e tij për t’u bërë një “mjeshtër” pokemonash. Ai ishte një banakier, ndërsa tashmë është gjithë kohës në ndjekje të Pokemonave. Tom do që të mbledhë të 250-të Pokemonat që ofron loja dhe për këtë arsye iu duk e nevojshme të lintë punën për të patur më shumë kohë t’i përkushtohej lojës.

2.Strehat e kafshëve kanë filluar të bëjnë disa oferta interesante.

Duke qenë se për të kapur Pokemona, njerëzit duhet të kalojnë një kohë të gjatë duke ecur, qëndrat e strehimit të kafshëve kanë menduar të bëjnë disa propozime interesante. Në Indiana, të gjithë ata që që luajnë Pokemon Go mund të shkojnë të marrin një kafshë për ta shëtitur. Mbi 150 njerëz janë paraqitur për të marrë kafshë, të cilët i nxjerrin për shëtitje ndërkohë që përpiqen të kapin Pokemona.

3.Bizneset e ndryshme po bëjnë oferta për të gjithë ata që kapin Pokemona.

Përveç faktit që fitoni diçka në lojë, tashmë mund të fitoni dhe ulje në artikujt e disa bizneseve. Shumë prej tyre kanë bërë oferta të ndryshme për personat që mund të kapin një Pokemon brenda ambjenteve të tyre.

4.Njerëzit po bëjnë ‘shpikje’ për të çliruar vezët e Pokemonave.

Një pjesë e lojës është edhe që duhet të bëni një numër të caktuar hapash për të çliruar Pokemonat nga vezët. Por, njerëzit tashmë kanë gjetur mënyra të ndryshme sesi mund ta manipulojnë këtë pjesë të lojës. Disa prej tyre kanë lidhur telefonat në zinxhirët e qenve të tyre të cilët më pas i lenë të vrapojnë. Disa të tjerë kanë lidhur telefonat tek ventilatori, i cili ndërkohë që rrotullohet i garanton lojës sasinë e kërkuar të lëvizjeve për të çliruar Pokemonat.

5.Disa lojtarë kanë patur incidente të ndryshme.

Disa persona kanë rënë nga një shkëmb ndërkohë që ndiqnin Pokemona në San Diego. Një tjetër lojrat ka rënë brenda në liqen. Ndërsa një person tjetër, pavarësisht se e sulmuan me thikë vazhdoi të luante sepse për të kishte shumë rëndësi të fitonte Pokemonin. Vetëm më vonë djali nga Oregon-i, mori kujdesin mjekësor që i nevojitej.

6.Vendet kulturore iu kanë bërë një kërkesë lojtarëve.

Duke qenë se janë tepër të përfshirë në lojë, disa njerëz kanë shkelur rregullat nëpër vende të ndryshme historike dhe turistike. Muzeu i Washingtonit iu ka kërkuar vizitorëve të kenë më shumë respekt për vendin ku ndodhen dhe të mos luajnë ndërkohë që janë aty.

7.Parqet tashmë frekuentohen më tepër.

Parqet e ndryshme i janë ‘mirënjohëse’ kësaj loje, pasi tashmë ato frekuentohen më tepër nga njerëzit. Kjo është një anë pozitive e lojës, por gjithsesi punonjësit e parqeve i këshillojnë njerëzit që përveç kërkimit të Pokemonave, të shijojnë edhe natyrën e bukur.

8.Edhe politikanët janë bërë pjesë e lojës.

Presidenti i Izraelit ishte i pari që postoi një fotografi duke luajtur Pokemon Go në zyrën e tij. Ndërkohë që pas tij edhe zyrtarë të tjerë janë bërë pjesë e lojës për të kapur sa më shumë Pokemona.

9.Loja ka ndihmuar në kapjen e personave të dyshimtë.

Dy marinsa kanë arritur të kapin një person të dyshimtë, ndërkohë që ishin duke laujtur. Ata ndodheshin në park dhe vunë re një person që iu afrohej familjeve të ndryshme dhe ngacmonte fëmijët. Ai u akuzua për ‘ngacmim fëmijësh’ dhe më vonë u zbulua se ishte gjithashtu i dyshuar për një vrasje.

10.Disa njerëz janë arrestuar.

Në përpjekje për të kapur Pokemona, njerëzit janë futur në prona privat apo vende publike fshehurazi. Dy persona janë arrestuar pasi u futën brenda një kopshti zoologjik për të kapur Pokemona. Ata u dëbuan nga kopshti zoologjik, por gjithsesi treguan se problemi më i madh për ta ishte fakti që nuk mund të kontrollonin më në atë zonë për Pokemona.

 

Shfletoni galerinë.

Burimi: Cnn

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----cfare-po-ndodh-me-pokemon-go