Pas eksperiencës së suksesshme vitin e kaluar, Lori Hoxha ka marrë sërish përsipër të veshë motrat prezantuese Marina dhe Luana Vjollca në gjysëm finale dhe ndoshta edhe në finalen e Top Fest 11.
Për Marinën, Lori zgjodhi një fustan nga "Three Floor", këpucë "Louboutin" dhe aksesorë "Moschino".
Ndërsa Luana ka veshur një fustan nga "Self Portrait", këpucë nga "Sergio Rossi" dhe unaza të "Moschino"
Motrave të famshme - të cilat duken gati si binjake me flokët bjondë - i është bashkuar në gjysëm finale edhe Ledion Licco. Së bashku ata do të prezantojnë për të katërtin vit finalen e madhe që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve.