Koleksioni Rockstud i Valentino-s (ku përfshihen këpuzët, çantat, bizhuteritë) është një prej linjave më të veçanta dhe më të njohura të viteve të fundit. Më të preferuarat e këtij koleksioni janë këpucët. Që nga lançimi i tyre në 2013-tën duket se ato nuk do të zhduken shumë shpejt nga qarkullimi. Çmimet e këpucëve si atyre të sheshta apo me takë në faqet online variojnë nga 945-1200 dollarë.
Këtij koleksioni nuk i kanë shpëtuar as disa prej vajzave tona të njohura të cilat janë dashuruar aq shumë me to sa që i kanë blerë edhe në ngjyra të ndryshme.
E para që ka bërë të sajat këto këpucë Valentino ka qënë Armina Mevlani e cila shprehet e dashuruar me to në çdo postim që i bën në profilin e saj në Instagram. Është i njohur fiksimi i saj për këpucët, por këpucët Valentino Rockstud i ka cilësuar si më të bukurat ndonjëherë. Ka zgjedhur këpucët me takë, disa ngjyra si të zeza, vishnje, rozë apo të verdha në fosforeshente dhe mesa duket e ka shumë të vështirë t'i heq nga këmba.
Nuk ngelet pas fashion-ista Lori Hoxha e vetmja që ka bërë të sajat edhe këpucët balerina përpos atyre me taka. Të tjera vajza në listën e Vip-ave që preferojnë këtë model këpucësh janë: prezantuesja Arbana Osmani që ka zgjedhur ngjyrën portokalli, sportistja dhe modelja Suada Sherifi që ka preferuar ngjyrën klasike, të zezën dhe së fundmi edhe Aurela Hoxha postoi në Instagram një palë të tilla.
Foto @Instagram