Relationships

Ç’të bëni kur prindërit diagnostikohen me kancer, sipas ekspertëve

Ç’të bëni kur prindërit diagnostikohen me kancer,
Getty

Një ndër frikërat më të mëdha që i bashkon njerëzit është padyshim marrja e një lajmi të hidhur në lidhje me familjen. Në mendje vërshojnë mendime negative, të cilat janë shumë të vështira që të largohen.

Lajmi tronditës se mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer, papritur, rriti me 100% kërkimet në Google për kancerin e prostatës (megjithëse u bë e qartë se mbreti nuk vuan nga ky lloj kanceri). Aktualisht, shumë njerëz në botë ndajnë ankthin dhe frikërat që po përjetojnë tani mbreti Charles dhe fëmijët e tij, princi William dhe princi Harry, ndaj në këtë artikull, ju tregojmë se si ta përballoni lajmin se një prind është diagnostikuar me kancer.

Ç’të bëni kur prindërit diagnostikohen me kancer,
Getty

Themeluesja dhe drejtuesja e “The Loss Project”, Carly Attridge, beson se kur njerëzit marrin lajmin se prindërit janë diagnostikuar me kancer, nuk mund të kenë reagime të mira apo të këqija, pasi reagimet e tyre nuk mund të gjykohen. Cilido qoftë reagimi, është mëse “ok”. Sigurisht, edhe reagimet e prindërve janë njësoj.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme t’i bëjmë prindërit të ndihen se kanë një hapësirë të sigurt, mikpritëse, ku ata do të ndihen të dëgjuar”, tha Attridge, duke shtuar: “Natyrshëm, njerëzit do të reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa mund të duan ta shmangin tematikën, disa mund të jenë në gjendje mohimi, të tjerë do të duan të flasin. Ne thjesht mund të jemi prezent dhe t’i dëgjojmë kur ata të jenë gati. Nuk ka një manual”.

Ndërsa Dr. Hana Patel, eksperte e shëndetit mendor, shpjegon:

“Prindërit, një ditë mund të ndihen të lumtur dhe të nesërmen të trishtuar. Kujtoni se ata ndoshta nuk duan të flasin ose të mendojnë për kancerin gjatë gjithë kohës. Nëse nuk duan ta bëjnë, ose zgjedhin të fokusohen te diçka tjetër, ju mos e merrni personale dhe respektoni dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi. Nga ana tjetër, duhet të kryhen edhe biseda normale për përditshmërinë dhe mund të bëhen edhe shaka”.

Ekspertja Carly Attridge nxit fëmijët që të mbajnë një ditar dhe të shkruajnë ndjesitë e ndryshme që përjetojnë. Ditari ju ndihmon që të nxirrni nga vetja zemërimin, konfuzionin, ankthin etj, si dhe shpresat dhe qëllimet që keni. Gjithashtu, është e rëndësishme që të përqendroheni tek e bukura dhe gëzimet që jeta ju sjell, të cilat mund t’i ndani gjithashtu me prindërit.

Disa këshilla nga ekspertët:
 
- Tregoni durim, empati dhe transparencë. Mos i gjykoni të sëmurët dhe as fëmijët, ndërsa kalojnë në një periudhë të tillë në jetën e tyre

- Kërkoni ndihmën e njerëzve të dashur, specialistëve dhe njerëzve që ju rrethojnë dhe janë gati t’ju japin një dorë
 
- Përqendrohuni edhe te ndjesitë tuaja dhe konsultohuni me një ekspert të shëndetit mendor, nëse e shihni të nevojshme

- Mos u mundoni të jepni këshilla të tepërta mjekësore
 
- Mos u mundoni “të rregulloni situatën”

- Mos i "detyroni" prindërit të tregojnë çdo ndjesi apo mendim
 
- Reflektoni, meditoni dhe lidhuni me natyrën. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, mos e harroni veten
 
- Flisni me prindërit, krijoni kujtime dhe zhvilloni sa më shumë biseda normale.

REELS

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

What to do when parents are diagnosed with cancer, according to experts

Ç’të bëni kur prindërit diagnostikohen me kancer,
Getty


One of the biggest fears that unites people is undoubtedly receiving bitter news about the family. Negative thoughts flood the mind, which are very difficult to get rid of.

The shocking news that King Charles III has been diagnosed with cancer unexpectedly increased Google searches for prostate cancer by 100% (although it became clear that the king does not suffer from this type of cancer). Currently, many people in the world share the anxiety and fears that King Charles and his children, Prince William and Prince Harry, are now experiencing, so in this article, we show you how to cope with the news that a parent has been diagnosed with cancer.

Ç’të bëni kur prindërit diagnostikohen me kancer,
Getty

The founder and director of The Loss Project, Carly Attridge, believes that when people receive the news that their parents have been diagnosed with cancer, they cannot have good or bad reactions, as their reactions cannot be judged. Whatever the reaction is, it's okay.

"I think it's very important to make parents feel like they have a safe, welcoming space where they're going to feel heard," Attridge said, adding: "Naturally, people are going to react in different ways. . Some may want to avoid the topic, some may be in denial, others will want to talk. We can simply be present and listen when they are ready. There is no manual."

While Dr. Hana Patel, mental health expert also explains the aspect of parents affected by cancer:

"They can feel happy one day and sad the next. Remember that they probably don't want to talk or think about cancer all the time. If they don't want to do it, or choose to entertain themselves with something else, don't take it personally and respect their desire for privacy and quiet. On the other hand, normal conversations about everyday life should also be carried out and jokes can be made."

Expert Carly Attridge encourages children to keep a journal and write down the different sensations they experience. Journaling helps you get out your anger, confusion, anxiety, etc., as well as your hopes and goals. Also, it is important to focus on the beauty and joys that life brings you, which you can also share with your parents.

Some advice from experts:
 
- Show patience, empathy and transparency. Do not judge the sick or the children as they go through such a period in their lives

- Ask for the help of loved ones, specialists and people around you who are ready to give you a hand - Focus also on your feelings and consult a mental health expert, if you find it necessary
 

- Don't try to give too much medical advice - Don't try to "fix the situation" - Reflect, meditate and connect with nature. Throughout this journey, remember yourself - Talk to your parents, make memories and have as many normal conversations as possible.
 

 

 

----news/74625/c-te-beni-kur-prinderit-diagnostikohen-me-kancer-sipas-eksperteve