News

Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me rritjen e ngordhjeve të delfinëve

Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me rritjen e ngordhjeve
Photo Credits: Pics Inc/Alamy Stock Photo

Një rritje e numri të delfinëve të ngordhur në Detin e Zi mund të jetë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas disa shkencëtarëve.

Ata besojnë se ndotja akustike në veri të Detit të Zi, e shkaktuar nga rreth 20 anije të marinës ruse dhe aktivitetet e vazhdueshme ushtarake, mund të ketë drejtuar deflinët në jug, drejt brigjeve turke dhe bullgare, ku ata janë ngecur ose janë kapur nga rrjetat e peshkimit.

Që nga fillimi i luftës, Turqia ka regjistruar një rritje të delfinmëve të ngecur në rrjetat përgjatë bregut të saj në Detin e Zi. Më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhur në të gjithë Detin e Zi në perëndim të vendit.

Hetimet e Fondacionit Turk të Kërkimeve Detare (Tudav) zbuluan se gjysma e delfinëve të ngordhur ishin shkaktuar nga rrjetat e peshkimit, ndërsa për të tjerët është ende një pyetje pa përgjigje.

"Trauma akustike është një nga mundësitë që më vjen në mendje," tha Dr. Bayram Ozturk për Guardian. "Ne nuk kemi prova se çfarë mund të shkaktojë sonar* me frekuencë të ulët në Detin e Zi, sepse nuk kemi parë kurrë kaq shumë anije dhe kaq shumë zhurmë për një kohë kaq të gjatë - dhe shkenca kërkon gjithmonë prova."

Sonar* - (nga “sound navigation ranging”) teknikë për zbulimin dhe përcaktimin e distancës dhe drejtimit të objekteve nënujore me mjete akustike.

"Zhurma e përhershme nënujore mund të mos i dëmtojë drejtpërdrejt kafshët, por prapë mund t'i shqetësojë dhe dëmtojë seriozisht," tha për Guardian Dr. Pavel Gol'din, një studiues në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Ukrainë. Delfinët dhe speciet e tjera mund të shkojnë drejt territoreve të panjohura në përpjekje për të shmangur zhurmën. “Mund të jetë shkaku i migrimit masiv të peshqve në jug,” tha ai.

Shkencëtarët thonë se hetimet e tyre pengohen nga fakti se nuk ka protokolle për të mbrojtur speciet detare gjatë luftës.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

What does the war in Ukraine have to do with the growing number of dolphin deaths?

Ç’lidhje ka lufta në Ukrainë me rritjen e ngordhjeve
Photo Credits: Pics Inc / Alamy Stock Photo

An increase in the number of dead dolphins in the Black Sea may have been caused by the war in Ukraine, according to some scientists.

They believe that the noise pollution in the north of the Black Sea, caused by about 20 Russian naval vessels and ongoing military activities, may have led the deflines south to the Turkish and Bulgarian coasts, where they were stranded or caught by nets. of fishing.

Since the start of the war, Turkey has recorded an increase in dolphins stranded in nets along its Black Sea coast. More than 80 dolphins were found dead across the Black Sea in the west of the country.

Investigations by the Turkish Maritime Research Foundation (Tudav) found that half of the dead dolphins were caused by fishing nets, while for others it is still an unanswered question.

"Acoustic trauma is one of the possibilities that comes to mind," said Dr. Bayram Ozturk for the Guardian. "We have no evidence of what can cause low-frequency sonar * in the Black Sea because we have never seen so many ships and so much noise for so long - and science always requires evidence."

Sonar * - (from "sound navigation ranging") a technique for detecting and determining the distance and direction of underwater objects by acoustic means.

"Permanent underwater noise may not directly harm the animals, but it can still disturb and seriously harm them," Dr told the Guardian. Pavel Gol'din, a researcher at the National Academy of Sciences in Ukraine. Dolphins and other species can head to unfamiliar territories in an effort to avoid noise. "It could be the cause of the massive migration of fish to the south," he said.

Scientists say their investigations are hampered by the fact that there are no protocols to protect marine species during the war.