Health

Ç'dihet deri tani për 'Mu', variantin më të ri të Covid-19

Ç'dihet deri tani për 'Mu', variantin më të

Pas Delta-s, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar praninë e një tjetër varianti të Covid-19, i ashtuquajturi varianti "Mu".  Ky variant iu shtua listës së mutacioneve më 30 gusht pasi prania e tij u konfirmua në 39 vende. Shqetësimi i ekspertëve në lidhje me llojin e ri të virusit është se mund të jetë rezistent ndaj imunitetit të krijuar tek njerëzit që kanë kaluar infeksionin ose janë vaksinuar.

I identifikuar për herë të parë në janar në Kolumbi, OBSH e ka klasifikuar ‘Mu’ si “variant me interes”, duke shprehur shqetësimin se mutacionet e këtij virusi mund ta bëjnë imunë ndaj vaksinave, por duke shtuar se duhen më shumë studime për ta kuptuar më mirë. 

Aktualisht, shkencëtarët janë të "etur" për të ditur nëse ky variant është më i transmetueshëm se Delta, nëse shkakton simptoma më serioze apo numër më të lartë fatalitetesh. 

Të gjitha viruset, përfshi dhe SARS-CoV-2 i cili shkakton Covid-19, pësojnë mutacione me kalimin e kohës. Disa prej tyre mund të kenë ndikim edhe në vetitë e virusit, si përshembull në mënyrën sesa shpejt përhapet, sjelljen e formave më të rëndë të sëmundjes, rezistenca ndaj vaksinave, barnave dhe masave të tjera parandaluese.

Të paktën 32 raste të variantit Mu janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe besohet se infeksioni në të shumtën e rasteve ka ardhur prej udhëtimeve nga jashtë dhe kryesisht tek persona në të 20-at e tyre. Disa prej atyre që kanë rezultuar pozitivë ndaj "Mu" ishin plotësisht ose pjesërisht të vaksinuar.

Ç'dihet deri tani për 'Mu', variantin më të

Burimi: The Guardian

REELS

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

What is known so far about 'Mu', the newest variant of Covid-19

Ç'dihet deri tani për 'Mu', variantin më të

Following Delta, the World Health Organization has confirmed the presence of another variant of Covid-19, the so-called "Mu" variant. This variant was added to the list of mutations on August 30 after its presence was confirmed in 39 countries. Experts' concern about the new strain of the virus is that it may partially circumvent the immunity created in people who have passed the infection or have been vaccinated.

Identified for the first time in January in Colombia, the WHO has classified 'Mu' as an "option of interest", expressing concern that mutations in the virus could make it immune to vaccines, but adding that more studies are needed. better understood. 

Currently, scientists are "eager" to know if this variant is more contagious than Delta, if it causes more serious symptoms or a higher number of fatalities. 

All viruses, including SARS-CoV-2 which causes Covid-19, mutate over time. Some of them can also affect the properties of the virus, such as how quickly it spreads, the behavior of the most severe forms of the disease, resistance to vaccines, drugs and other preventive measures.

At least 32 cases of the Mu variant have been confirmed in the UK and it is believed that the infection in most cases has come from trips from abroad and mainly to people in their 20s. Some of those who tested positive for "Mu" were fully or partially vaccinated. 

Source: The Guardian