Është e kotë t’ju themi se për cilën këngë bëhet fjalë. Që prej mesit të prillit e keni dëgjuar thuajse kudo (me shumë mundësi po e dëgjoni edhe tani në makinë, kafene apo shtëpi, ndërkohë që na lexoni).
Dhurata Dora dhe reperi algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking kanë mundur të numërojnë brenda 1 muaji (e diçka më shumë) plot 102 milionë e afro 583 mijë views në YouTube, një shifër marramendëse, që po rritet me ritme të frikshme dhe që le të themi po kap nivelet e suksesit të projekteve muzikore, sjellë nga yje botërorë (Dua Lipa me "New Rules", 100 milionë klikime në 1 muaj).
Ritmi, ndërthurja e dy gjuhëve apo zërave si dhe bashkëpunimi me reperin në fjalë, i cili gëzon njohje ndërkombëtare (3.5milionë ndjekës në Instagram) i kanë garantuar këngës famë edhe jashtë kufijve. Fabula e "Zemër" ? Ai e lëndoi dhe ajo i dha duart!
Nëse ecim me këto hapa, “Zemër” pritet të konkurrojë të famshmën “Bonbon”, e cila mban rekordin si kënga shqiptare më e klikuar në YouTube, me afërsisht 667 milionë e 856 mijë views. Ju kujtojmë se vitin e shkuar, hiti më i suksesshëm rezultoi “Çika Çika” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj, që aktualisht numëron 83 milionë e 801 mijë views.
Përsa i përket klasifikimit të këngëve shqiptare më të klikuara, pas Bonbon- it të Erës vjen “Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi me 477 milionë e 565 mijë views.
Nejse vazhdojmë:
"Ti je fajtor që zemrën ma ke thy/
Zemrën ma ke thy, oh zemrën ma ke thyyyy"