Sigurisht që ka patur lot mes motrave Kardashian dhe Jenner gjatë rrëfimit të tij se ai planifikon të transformohet në një femër sepse ndihet i tillë, por ka patur edhe disa momente le të themi të këndshme.
Në episodin e fundit të ‘Keeping Up With the Kardashian’, Kim Kardashian është shokuar kur Bruce i rrëfeu se ai ka veshur disa fustane të saj më parë. Ajo ishte duke e ndihmuar atë të zgjidhte disa rroba nga dollapi i saj duke qënë se tani ai do të kalojë në fazën që edhe do të vishet si femër mbas operacioneve që ka bërë.
Mbasi Kim e pyeti nëse ai i kopjon stilin, Bruce Jenner i rrëfeu se në fakt ai i ka vjedhur disa fustane, por ajo ka aq shumë sa nuk e ka vënë re!
Familja Jenner-Kardashian ka vendosur ta mbështesë ish-kampionin olimpik në këtë transformim duke mbështetur kështu edhe komunitetin e transeksualëve.
Burimi: Daily Mail