














Çantë Alviero Martini 1A CLASSE
Nëse kërkoni një çantë që edhe pas 10 viteve do t’ju pëlqejë po aq sa ditën e parë, atëherë ajo padyshim është Alviero Martini 1A CLASSE “New Classic”. Një produkt i çmuar i markës me printin ikonik të hartës që është një “must have” për garderobën e çdo femre. Ngjyrat neutrale dhe përmasat e arta e bëjnë atë çantën perfekte për çdo veshje që do t’i rezistojë çdo tendence dhe do të jetë gjithnjë “in”.
Fustan Paola Prata
E kush nuk e do Venecian?! Po sikur t’ju themi që mund ta vishni Venecian? Paola Prata është marka që ka materializuar në pëlhura kulturën dhe artin venecian dhe kjo shihet më së miri në detajet e këtij fustani që është po aq perfekt si për në mëngjes, ashtu edhe për në darkë.
Kardigan Stefanel
Stil chic, komoditet dhe miqësore me natyrën. Një kombinim që vetëm Stefanel mund ta ofrojë dhe që pasqyrohet më së miri në koleksionin “Eco Wardrobe”, një bashkëpunim me stilisten e famshme Eva Geraldine Fontanelli i cili frymëzohet nga natyra. Një nga pjesët më të çmuara të këtij koleksioni të punuar tërësisht me dorë dhe me materiale nga më cilësoret, është pikërisht “gjirafa”. Një kardigan me fije italiane alpaca, i certifikuar për orët e punës së qendisjes, që do t’ju dhurojë jo vetëm ngrohtësi dhe komoditet, por edhe stilin pa kohë dhe unik të Stefanel. Diçka që do ta dashuroni për gjithë jetën.
Peliçe Luisa Spagnoli
“Diamantet janë përgjithmonë” dhe po kështu janë edhe peliçet. Padyshim që çdo femër duhet ta ketë një të tillë në dollapin e saj dhe sugjerimi i këtij sezoni nga Luisa Spagnoli na sjell ndërmend vetëm një fjalë: LUKS. Një mrekulli ngjyrë vishnje nga shtëpia e modës që daton që në vitin 1928 dhe ruan një traditë të vjetër të krijimit të peliçeve me gëzof lepuri siç është dhe e mësipërmja. Do të jetë xhevahiri i dollapit tuaj.
Fustan Escada
Harrojeni fustanin e vogël të zi pasi kjo mrekulli nga Escada do të jetë arma juaj e re në garderobë. Do të ndjeni nevojën që ta vishni çdo ditë por nuk do ta bëni dot fatkeqsisht sepse edhe do të duhet ta lani ndonjëherë. Do ta dashuroni sepse një femër rrallë gjen në jetë një fustan kaq klas që të tregojë kaq mirë format trupore dhe nuk do ta besoni që diçka kaq e lehtë ,e butë dhe e lëmuar është realisht lesh 100% i virgjër.
Këpucë Casadei
Shprehja “Joshja në këmbët tuaja” përfundimisht është krijuar për Casadei-n. Një nga këpucët më sexy të prodhuara ndonjëherë, do t’ju bëjë të ndiheni një diva edhe në ditët kur kjo as që ju shkon ndërmend. Me një trashëgimi 60-vjeçare, vështirë të gjesh një VIP që nuk i ka veshur të paktën një herë këpucët ikonike Casadei. Do të shihni zilinë në sytë e femrave dhe adhurimin në sytë e meshkujve. Ah, po. Edhe këmbët tuaja që do të duken të stërgjata.
Triko e gjatë Maillot
Në momentin që që e vesh për herë të marë këtë triko të gjatë, gjëja e parë që do të mendosh është: “Si kam jetuar më parë pa këtë?!”. Një mrekulli artizanale e punuar me kashmir dhe lesh të cilësisë më të lartë që përkëdhel lëkurën dhe peshon sa një pupël. Prodhim i kompanisë “Maillot” e cila prej vitesh, i qëndron besnike jo vetëm cilësisë së lartë italiane të produkteve handmade, por edhe stilit të rafinuar dhe komoditetit.
Çantë Tosca Blu
Një çantë e zezë lëkure patjetër që është një domosdoshmëri për çdo femër. Kësaj çante të zezë shtojini një lule të madhe peonia dhe ja ku keni perfeksionin. Kjo është një nga xhevahiret e Tosca Blu, marka italiane që prej 18 vitesh krijon produkte lëkure të cilësisë së lartë. Gjë që do të thotë se kjo çantë mund të jetojë edhe më shumë se ju. Shaka! Por seriozisht kjo vogëlushe do të jetojë vërtet shumë gjatë dhe gjasat që t’ju mërzitet janë thjesht zero!
Xhup Weekend by Max Mara
Sportive dhe klasike në të njëjtën kohë. Një kombinim i vështirë apo jo?! Lërjani në dorë ekspertëve të Weekend by Max Mara që të krijojnë xhevahire të tilla që do të ishte mëkat të quhej thjesht “xhup”. Mbushja me pupla do të jetë arma juaj më e mirë për ditët e ftohta dhe përdorimi nga të dyja anët do t’ju lejojë të realizoni kombinime të pafundme veshjesh.
Pallto Jey Cole Man
Ndonëse prerjet mashkullore janë një nga tendencat më të rëndësishme të këtij viti, të jeni të sigurt që nuk kanë për të dalë kurrë nga moda. Gjithnjë do të ketë një ditë që do të doni të hidhni krahëve një pallto të shkëlqyer si kjo e Jay Cole Man dhe të krijoni një look androgjen që s’do të ndalojë kurrë së qeni super sexy.
Këpucë Gianvito Rossi
Besojeni ose jo por do të mund të bëni një maratonë me këto këpucë! Nuk keni pse të sakrifikoni komoditetin për stilin sepse Gianvito Rossi është mjeshtri i këpucëve që e ka bërë realitet këtë kombinim thujase të pamundur. Kthime kokash të garantuara!
Parka MAX&Co.
Kupton që të është dashur gjithmonë një parka vetëm kur e ke një të tillë dhe propozimi i MAX & Co. për këtë sezon është ajo që ju duhet. Perfekte për ditët e ftohta të dimrit pasi ngjyra favorizon pothuajse çdo kombinim dhe do ta adhuroni për ngrohtësinë që do t’ju dhurojë.
Çantë Furla
Pranojeni! Secila prej jush në një moment të caktuar e ka dashur një Furla Candy. Dhe nuk keni faj për këtë pasi ajo është thjesht e adhurueshme dhe e tillë do të dukeni edhe ju me këtë vogëlushe në dorë që do t’ju japë menjëherë një look prej blogereje. Falë materialit PVC ditët me shi më në fund nuk do të jenë më një problem. Problemi i vetëm është ngjyra... Çfarë të zgjedhësh më parë?!
Xhaketë Rinascimento
Nuk është e nevojshme t’jua themi ne që çdo femër duhet të ketë TË PAKTËN një xhaketë të zezë klasike në garderobë. Por kur bëhet fjalë për Rinascimento, ajo nuk mund të jetë thjesht një xhaketë. Marka është një mishërim i stilit të pagabueshëm italian që daton 60 vite më parë dhe kjo xhaketë do t’ju japë pikërisht atë që kjo kompani promovon. Pamjen e një femre të pavarur, dinamike, joshëse dhe delikate në të njëjtën kohë.
Kostum Penny Black
Jackie Kennedy kishte Chanel ndërsa ju mund të keni Penny Black dhe të dukeni po aq chic sa ish-Zonja e Parë amerikane. Ky kostum i thurur do t’ju riktheje në stilin më klas të viteve ’60 që le ta themi: ËSHTË I PAVDEKSHËM!