Metropolitan

Madonna flet për humbjen e të vëllait: “Bëra gjithçka që ta mbaja në jetë”

Madonna flet për humbjen e të vëllait: “Bëra
FOTO: MADONNA/ INSTAGRAM

Këngëtarja është në zi pasi ka humbur vëllanë e saj, Christopher Ciccone në moshën 63-vjeçare. Përmes një postimi në Instagram, Madonna ka njoftuar lajmin e trishtë duke ndarë momente ndër vite, nga bashkëpunimet profesionale deri te jetesa me të.

"Vëllai im Christopher ka ndërruar jetë," e nis kështu postimin e saj artistja. “Ai ishte njeriu më i afërt për mua në kaq shumë vite, madje është e vështirë të shpjegohet lidhja që ne kemi pasur bashkë,” shton ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Këngëtarja e “Material Girl” thotë se ata të dy ishin tipa të ndryshëm dhe shoqëria shpesh i vinte në vështirësi për këtë qasje të tyren, por kjo nuk i pengoi që të donin njëri-tjetrin.

Madonna reflektoi mbi dashurinë mes tyre dhe pasionin e Ciccone-s për kërcimin kur ata ishin më të rinj në moshë dhe duke e përshkruar atë si një person të dhënë pas çmendurive dhe emocioneve.

“Kemi kërcyer së bashku në skenë në fillimet e karrierës sime dhe në fund. Ai mori rolin e drejtorit kreativ në shumë turne që kam organizuar nëpër botë dhe unë e admiroja atë për pasionin, komunikimin e drejtpërdrejtë dhe jo vetëm,” thekson ajo.

Mbretëresha e pop-it shton se ka bërë gjithçka që “ta mbajë atë sa më gjatë në jetë”, por kanceri ishte agresiv dhe në një gradë të avancuar, çka e çoi edhe në humbjen e jetës së vëllait të saj.

Madonna dhe vëllai, Christopher kanë ardhur në jetë nga martesa e Silvio Ciccone-s dhe Louise Ciccone-s, ndërsa ata kanë edhe vëllezër e motra të tjerë me emrat Anthony, Martin, Paula dhe Melania.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Page Six

REELS

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

"I did everything to keep him alive": Madonna talks about the loss of her brother

Madonna flet për humbjen e të vëllait: “Bëra
PHOTO: MADONNA/ INSTAGRAM

The singer is in mourning after losing her brother, Christopher Ciccone at the age of 63. Through a post on Instagram, Madonna announced the sad news by sharing moments over the years from professional collaborations and life with him.

"My brother Christopher has passed away," the artist begins her writing. "He was the closest person to me in so many years, it's hard to even explain the bond we had together," she adds.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

The "Material Girl" singer says that they were both different types and society often gave them trouble for this approach, but that didn't stop them from loving each other. Madonna reflected on their love and Ciccone's passion for dance when they were younger, describing him as a person given to madness and excitement.

"We danced together on stage at the beginning of my career and at the end. He took on the role of creative director on many tours I organized around the world and I admired him for his passion, sharp tongue and more,” she points out.

The Queen of Pop adds that she did everything to "keep him alive as long as possible", but the cancer was aggressive and in an advanced stage that led to the loss of her brother's life.

Madonna and her late brother were born from the marriage of Silvio Ciccone and Louise Ciccone, while they also have other siblings named Anthony, Martin, Paula and Melania.

Suggested Articles:

 

Source: Page Six