News

Babai i Alvinit letër shtetit shqiptar: ‘Është i plagosur, ka nevojë për mjekim urgjent'

Babai i Alvinit letër shtetit shqiptar: ‘Është i plagosur,

Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit Alvin Berisha që ndodhet në kampet siriane, i është drejtuar institucioneve përkatëse, përmes një letre të dorëzuar në redaksinë e Faxweb.al nga avokati i tij, Darien Levani.

Letra vijon si më poshtë:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Hawl.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga shteti shqiptar.

Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Istitucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri.

Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Hawl ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.

Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt,

Afrim Berisha

Artikull i rekomanduar: Personazhet e njohur bëjnë thirrje publike për Alvin

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Alvin's father letter to Albanian state: 'He is injured and needs urgent treatment'

Babai i Alvinit letër shtetit shqiptar: ‘Është i plagosur,

Afrim Berisha, father of 11-year-old Alvin Berisha who is in Syrian camps, has written a public letter to the relevant institutions. The letter was delivered to Faxweb.al's editorial office through Berisha's lawyer, Darien Levani.

The letter is as follows:

Alvin Berisha is an Albanian child who is currently in Syria near the Al Hawl camp.

In 2014, when he was only 5 years old, Alvin was taken to Syria by his mother, without his father's knowledge. Her father, Afrim Berisha, has not spent days without looking. Neither war, fear, remoteness, economic hardship nor ISIS have stopped it, with the conviction and love that only a father can have. Five years later, on September 25, 2019, he found Alvin in the camp, hugged him firmly, and promised that they would no longer be separated. But the Kurdish forces guarding the camp did not allow him to take it with him, because approval must be sought and obtained from the Albanian State.

Alvin is only 11 years old, Alvin is injured and needs urgent treatment, Alvin is lonely, Alvin is scared, Alvin must leave Syria as soon as possible.

The competent Albanian institutions are aware of this situation and are working to enable its return to Albania. We have full confidence in the work they are doing both for Alvin and for all other Albanian citizens currently in Syria.

We are confident and hopeful that if everyone does their job, Alvin will be back soon. But we are also worried because the war in Syria is intensifying and time is not promising. There are 73,000 people in Al Hawl living in a terrible situation, which scares us. If we make our pain public today, we do so just to please anyone who can help us: working faster, giving us information on Alvin's condition, supporting us even in a word good.

Today we ask for help. Tomorrow, no matter what happens to Alvin, we will ask for an account.

With respect,

Afrim Berisha

Recommended article: Famous characters publicly call for Alvin