Showbiz

Avokati i Noizy-t flet për arrestimin e reperit: “Është i pastër nga akuzat"

Avokati i Noizy-t flet për arrestimin e reperit: “Është i

Besnik Berisha, avokati i Noizy-t (Rigels Rajkut), ka folur në një intervistë virtuale për “Kosova Today”, mbi arrestimin e reperit dhe gjendjen emocionale të tij brenda ambienteve të paraburgimit.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit. Besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy e as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, madje po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë”, u shpreh ai, duke shtuar se pritet të dëgjohet çështja nga një gjyqtar.

Avokati i Noizy-t flet për arrestimin e reperit: “Është i

Ai tha gjithashtu se Noizy do të paraqitej në datën e vendosur nga autoritetet, por më pas, gjërat u përkeqësuan. Më tej, vijoi:

“Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitarë me të cilët kam kontaktuar dhe kam mësuar për rrethanat e rastit dhe deri më tani, jam i lumtur të kumtoj se nuk ka lëndim të rëndë të viktimës. Nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë".

Sa i përket gjendjes emocionale të reperit, Berisha tha:

“Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen. Por, shpresoj dhe besoj se gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për personalitetin, karakterin, lidhjen e tij me vendin, profesionin, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizy-n në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.”

Rikujtojmë se Noizy u arrestua në Kune të Shëngjinit, ku po shkonte për të performuar në një klub nate. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari).

Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Mendohet se ai, së bashku me grupin e tij dhe reperin Stresi, kanë dhunuar Medi Isenin, një person i famshëm në TikTok. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Pejë dhe që prej asokohe, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Pritet që reperi të ekstradohet në Kosovë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Noizy's lawyer talks about the arrest of the rapper: "He is clean of the accusations made against him"

Avokati i Noizy-t flet për arrestimin e reperit: “Është i

Besnik Berisha, the lawyer of Noizy (Rigels Rajkut), spoke in an interview for "Kosova Today", about the arrest of the rapper and his emotional state in the detention facilities.

"The case has been brought to the Durrës court. I believe we will have a verdict within the week. There is no tendency neither from Noizy nor from me to hinder the process started in Kosovo, we are even trying to shed light on everything that happened that night", he said.

Further, it continued:

"There is no intention because there is no finger in the injury and this will be proven to be only a slight bodily injury to at least one person. There are witnesses with whom I contacted and through whom I learned about the circumstances of the case. Noizy is a victim of this process, he is not included".

Regarding the rapper's emotional state, Berisha said:

"Detention is not a holiday home. It is a matter where every detainee is subject to a house rule. Noizy is good, not because he feels good about where he is, but because he feels good about what he didn't do and he feels good about being clean of the charges against him. But, I hope and believe that the court in Albania has sufficient and ample reasons for his personality, his character, his connection with the country, his profession, his name and reputation to take a decision that will have to leave Noizy- n at liberty pending further decisions to be made."

We recall that Noizy was arrested in Kune of Shengjin, where he was going to perform in a night club. He was wanted by the Kosovo police, because of a fight that happened in Peja, where a tiktoker was raped. Along with Noizy, DJ Crax (Bahtjar Bajraktari) was also arrested.

Noizy is charged with the criminal offense of "serious bodily injury". It is believed that he, together with his group and the rapper Stresi, raped Medi Isen, a famous person on TikTok. The incident happened on August 2 in Peja and since then, he has been declared wanted by the Kosovo police. It is expected that the rapper will be extradited to Kosovo.

Suggested articles: