











































Glorifikim i çdo forme të trupit femëror nëpërmjet veshjeve: nëse ka një shtëpi mode që e ka ngritur këtë ide, është pikërisht Versacë. Nën mbretërimin e Donatella Versace, marka ka marrë tipare gjithnjë e më feministe. Lojrat olimpike të Rios po afrojnë dhe ndoshta kjo ishte ajo që e shtyu Donatella-n drejt idesë së fuqisë femërore nëpërmjet atletikës: trupi i përdorur me qëllim arritjen e objektivave që nuk kanë të bëjnë me seksualitetin e ‘kapjes’ së një mashkulli.
Koleksioni Pranverë/Verë solli plot detaje old-school si të prerjet e shumta ekspozuese. Sgfaqja u hap me disa veshje të bardha që përfshinin detaje të ngjyrave neon dhe vijoi më tej me fustane të sofistikuara asimetrike, të ngjashme me vepra të mirëfillta inxhinierie. Ato që kanë rënë në sy kanë qenë litarët Sëarovski që mbanin të lidhura veshjet dhe që u panë edhe tek sandalet mahnitëse. Në koleksionin e saj couture, Donatella është e vendosur të zhvillojë një shkencë të re në teknikat tradicionale dhe ka pranuar se kjo sfilatë i ka ngrënë më shumë kohë se çdo gjë tjetër.
Burimi: Vogue/ Përshtati: Kristi Tashi