Relationships

Ata janë prindërit e mi të vërtetë

E dashur Anabel,

Desha te te shkruaja per statusin e djeshem te atij djalit qe kerkonte mbiemrin e babait biologjik. Ne fakt (fatkeqesisht) nuk pata mundesi ta ndiqja ne ekran kete ngjarje, por kam lexuar shume statuse te faqja juaj. Une, me shume se kushdo nga komentuesit e ndjej kete histori te dhimbshme.

Jam edhe une si rezarti apo si shume rezart te tjere...

Edhe mua me kane biresuar prinderit e mi ne moshen 2 vjecare. Me larguan nga jetimorja dhe me rriten me mire se sa shume femije te tjere te rritur nga prinderit biologjik. Me aq sa kane patur mundesi, me kane dhene dashuri pa kushte... me pak fjale jam rritur si princeshe nga ata dhe e respektuar nga fisi dhe shoqeria. Them e respektuar sepse jam krenare per mbiemrin qe mbaj, dhe gjithashtu per edukaten qe me kane dhene. Pa mburrje po ju them se vertet e meritoj kete dashuri dhe afrimitet te tyre (dhe kete ja dedikoj vetem prinderve te mi).

Kur mora vesh qe nuk i perkisja (biologjikisht) atyre, e perjetova shume keq. Kam qene pak me e madhe se Rezarti kur e kam marre vesh te verteten por ate moment, nuk ja uroj as armikut. Eshte e tmerrshme. E gjithe e kaluara jote te duket nje e genjeshtert e madhe.

Nejse nuk dua ti hyj ketyre detajeve se po mundohem ti fshij nga pak nga kujtesa si momente jo te bukura.

Pasi u "qetesova" disi nga ajo qe mora vesh, fillova te kerkoj rrenjet e mia. Eshte nje kuriozitet qe mbase jo te gjithe e kuptojne dhe ca te tjere edhe te gjykojne. Perballja e pare me prinderit biologjik... babai i vdekur dhe familja e tij qe s'denjonte as te me jepte nje fotografi te tijen (s'kam asnje imazh te tij, pasi as nena biologjike nuk pranon te flase per kete "teme te ndaluar"). Nejse se u zgjata shume... edhe me nenen biologjike fillova te kem kontakte (te rralla kuptohet).

Eshte e vertete qe lidhja e gjakut eshte shume e forte. Me gjithe indiferencen e saj per disa vite rrjesht (shume rralle e merrte mundimin te me merrte ne tel.) Une prape ja ndjej mungesen. Edhe sikur te me thote te urrej, s'dua te te shoh me sy... etj une perseri do ja ndjej mungesen.

Mbase mund te jem tip me probleme, dikush edhe mund te me paragjykoje por aq me ben. Une kjo jam dhe s'dua te ndryshoj...zoti i ve pikat mbi i. E di qe s'do kem kurre marrdhenie me te, por une do ta dua gjithmone. Ndersa prinderit qe me rriten... ata jane prinderit e mi te vertete. Atyre ju dedikoj gjithcka qe kam arritur ne jete, ajo cka une jam. I jam dhe do i jem mirenjohese gjithmone... Ndersa gruas qe me solli ne jete i them faleminderit qe me dhurove jeten.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb