TV Mania

Albërije Hadërgjonaj flet për raportin Donald-Beatrix: ‘Viktima të produksionit’

Shkruar nga Anabel

4 Dhjetor 2021

Albërije Hadërgjonaj flet për raportin Donald-Beatrix:

Alberije Hadërgjonaj, tezja e Beatrix Ramosaj, në një intervistë të fundit ka folur për raportin Donald-Beatrix dhe mendon se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri.

Në një intervistë për Kryefjala, Albërija shprehet se “aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Ariola, Donaldi e së fundi Beatrix dhe më vjen shumë keq”. Ajo thekson se “Trixa është vajzë naive dhe beson verbërisht te dashuria” dhe beson se është e sinqertë në çfarë thotë. E pyetur për trekëndëshin Donald-Bora-Trixa, thotë:

“Është shumë normale që të dy të rinj të dashurohen. Beatrixa nuk ka qenë shoqe e Borës dhe s’i detyrohet asgjë. Shto këtu faktin që Bora dhe Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj, e gjithë kjo u bë për show dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrix. Produksioni duhet të kishte vënë në dijeni Donaldin që Bora ka pranuar dhuratën e tij dhe e mbante, por bënë të kundërtën: futën Meridianin për t’i dhënë informacione që jashtë ti nuk e di se çfarë bëhet. Mbase jam gabim, po unë si publik kështu e perceptoj.”

Albëria më pas shton:

“Atyre po u bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin nga dy njerëz që pëlqehen. Produksioni, pas daljes së Fifit, u duheshin këta të dy për shikueshmëri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen keq! Boll më se janë tre familje të cenuara moralisht.”

Ajo thotë se “kemi menduar që po futet në një progam si ‘Big Brother VIP’, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh që nuk dalin dot nga formati i ‘Për’Puthen’ kur për disa shikime kanë shkelur mbi çdo parim”.