Askush nuk u çudit që Kylie është në pritje të ëmbël. Të paktën jo fansat e saj. Ja pse:
Kylie Jenner announcing she’s pregnant
— lexi. (@suncityme) September 7, 2021
The rest of the world pic.twitter.com/dNVJ1TUKyG
Dyshimet e para nisën pasi Kylie festoi 24-vjetorin më 10 gusht. Ndjekësit vunë re se festimet e ditëlindjes këtë vit ishin më private, ndryshe nga festat e zakonshme Kardashian-Jenner.
Bazuar te fotot e shpërndara në rrjete sociale nga të pranishmit në festën e ditëlindjes, Kylie dhe rrethi i ngushtë festuan duke u mbledhur në shtëpinë e saj për drekë. Në të kaluarën, Kylie festonte nëpër jahte e vende luksoze dhe fotot nga festa ishin të shumta.
Pastaj, fansat vunë re fotot e çuditshme që u postuan nga festa jo karakteristike e Kylie-t. Ata publikuan foto të dekorimeve, ushqimit dhe madje pikturave që bënë gjatë festës. Prit, si asnjë nuk postoi foto të Kylie-t? Sërish fansat dyshuan dhe aluduan për shtatzëni.
Detaji më interesant ishin: thonjtë.
Ka të ngjarë që në përpjekje për të larguar vëmendjen nga shtatzënia e përfolur online, Kylie postonte foto të vjetra. Padyshim që nuk dukej barku. Në një foto me fustan mente dhe mbishkrim “gëzuar për 24 vite”, thonjtë e saj dukeshin ndryshe nga çfarë kishte postuar më parë për festën e ditëlindjes.
Tani, qartë që ajo ka një ekip që kujdeset, por hej, kush do t’i ndërronte thonjtë brenda 1 dite?! Ok, Kylie po – por duket se nuk ishte ky rasti. Pastaj Kim postoi foto nga festa dheeee thonjtë e Kylie-t ishin të gjelbër.
Fansat vunë re se në Instagram, Kylie shfaqej shumë shpesh me thonj french. Po i njëjti manikyr që duket në videon ku ajo zbulon për herë të parë që është shtatzënë. Pra, kjo do të thotë se ka postuar foto të vjetra.
Ja edhe personi që e zbuloi para të gjithëve. Urime për aftësitë dedektive, vajzë!
@carolinecaresalot Explaining to my friends why I think Kylie Jenner is pregnant again
? original sound - Caroline