Për vajzat është më e thjeshtë. Nuk i prek me dorë dhe del nga izolimi me flokë të gjatë e të shëndetshëm që s’janë torturuar nga pjastra a masha çdo mëngjes. Për djemtë, mungesa e berberëve apo parukierëve është makth. Favoritet kapin faqet, baluket s’rrinë në vend, maja e kokës yndyroset më shpejt, asgjë nuk shkon si duhet. Por sidoqoftë, mos i prisni vetë dhe mos lejoni të tjerët t’i presin nëse s’kanë përvojë.
Ky çift në Ohio, Emily dhe Cory bëri pikërisht këtë gabim... dhe e filmoi. Videon e publikuan në Facebook ku ka mbi 63 mijë shpërndarje. Emily bëri maksimumin, por prap dështoi.
Rezultati: një kokë e qethur shkurt.
Të njëjtën fat patën edhe këta djelmosha naivë.
Në fjalë të tjera, mos i prisni flokët në shtëpi nëse s’jeni të gatshëm të qetheni shkurt.