Instagramming

Evi Reçi flet për Kristin dhe Dienën, shoqet që humbi: ‘M’u rikthyen kujtimet më të bukura’

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2019

Evi Reçi flet për Kristin dhe Dienën, shoqet që humbi:

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi gjashtë njerëz të afërt në tërmetin e 26 nëntorit. Ajo kishte lidhje gjaku me familjen Reçi dhe ishte veçanërisht e lidhur me vajzën, Kristin, e cila vdiq në moshën 25-vjeçare. Gjithashtu, Evi ishte mikeshë e Diena Karanxhit, që u nda nga jeta pak momente pasi mori vesh se e bija 8-vjeçare ishte nxjerrë e pajetë nga rrënojat.

Evi i dedikoi të ndjerëve një postim në Instagram ku vuri në pah se në çaste të tilla të vështira, të mbetet vetëm të kthesh sytë nga çastet e bukura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo.

Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura... Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë. Ashtu dhe Klausi që qante që s’e merrnim me vete se ishte i vogli e ne të ‘mëdhenjtë.’ Ashtu edhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalë tijën, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu më riktheu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë. Dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.

Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe më keni qëndruar afër në çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë," shkruan ajo.