Tirana festoi dje fitoren e çmimit të shumëpritur "Kryeqyteti Europian i Rinisë" (European Youth Capital 2022) për vitin 2022! Kryebashkiaku bashkë me të rinjtë e kryeqyteti iu gëzuan çmimit dhe e pritën nën zhurmë fishekzjarresh, muzike dhe dritash.
"Tirana është zyrtarisht fituese e European Youth Capital 2022! Super lajm për qytetin e veçanërisht për të rinjtë që do të jenë motorri i vitit europian 2022."- shkruan Veliaj në llogarinë e tij të Instagram-it.
View this post on Instagram
Qindra të rinj u mblodhën në sheshin "Skënderbej" për t'ju bashkuar organizimeve të Bashkisë dhe spektaklit të fishekzjarrëve.
Tirana, u përzgjodh si fituesja mes 5 qyteteve kandidate për këtë çmim. Nga dhjetëra qytete europiane që aplikuan, qytetet finaliste ishin: Tirana; Kazan (Rusi); Pozna (Poloni); Varadin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani).
View this post on Instagram
"E kam zemrën plot me mirënjohje, me gëzim, me falenderim për të gjithë çunat dhe gocat, nga ata në gjimnaz, tek ata në universitet, tek ata që advokojnë për të drejtat e fëmijëve, për ata që punojnë pafund.
Në gjithë këtë përpjekje, në gjithë këtë angazhim të jashtëzakonshëm, kishte vetëm pasion, energji pozitive, vetëm çuna dhe goca të mirë shqiptarë, që bashkëpunojnë, që i thonë njëri-tjetrit: Bravo të qoftë!, që kuptojnë se duke punuar bashkë mund të shkojmë shumë përpara”: tha ndër të tjera Veliaj gjatë fjalimit të tij.