Ndarja

3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave shqiptarë

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2019

3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave

Nuk kanë qenë të paktë personazhet e njohur shqiptarë që kanë treguar se ruajnë një raport korrekt me ish-partnerin/en. Në disa raste të tjera, kanë theksuar se “nuk janë shokë, por ruajnë një raport të mirë” ose “takohen prej fëmijës”. Megjithatë është një hendek i madh që ndan raportin korrekt me ish-bashkëshortin/en dhe raportin e jashtëzakonshëm, të ilustruar në vijim, që është një fenomen sa i bukur, aq edhe i rrallë.

Rudina Dembacaj dhe Aleks Varfaj

Në shtator, u aludua për herë të parë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Aleksi i kanë dhënë fund martesës. Një javë më parë, Rudina konfirmoi për herë të parë ndarjen, e ftuar në “Wake up”. Në një kohë kur portalet ziejnë për një tjetër lidhje të aktores, ajo dhe Aleksi postojnë foto me mbishkrimet “Aleksi çun beqar” dhe “Të dy jemi beqar”. Historitë kanë treguar se çifteve u është dashur pak kohë për punuar për ndërtimin e një raporti korrekt me ish-bashkëshortin/en, nga martesa me të cilin/ën kanë patur edhe fëmijë. Megjithatë duket se Rudina dhe Aleksi, si rrallëherë, kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët shumë shpejt.

3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave
Foto e publikuar në Instagramin e Rudinës dhe Aleksit sot (21 nëntor)

Anduena Llabani dhe Ardit Jaupi

Bashkë prej 12 vitesh, gazetarja Anduena Llabani konfirmoi në 2016-n se i kishte dhënë fund martesës me partnerin, Ardit Jaupi, me të cilin ka edhe një djalë. Në 2017-n, Anduena u shfaq te “Rudina” dhe u shpreh se me Arditin ruan raporte të shkëlqyera, madje realizoi edhe një video ku luante me të birin, Aleksein, dhe ish-bashkëshortin. Një ditë më parë, sërish te “Rudina”, Anduena dhe Arditi rrëfyen për marrëdhënin e tyre të rrallë pas divorcit. Ish-partnerët janë sot partnerë në biznes, pasi prej pak muajsh kanë hapur një restorant së bashku.

3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave
Rudina - Anduena dhe Arditi, rrefejnë marrëdhenien e tyre pas divorcit! (20 nëntor 2019)/Videoja në YouTube

Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi

Ndryshe nga rastet e mësipërme, divorci i Bleros dhe aktores Teuta Krasniqi pesë vite më parë bëri jo pak bujë, pasi nuk qe një ndër ndarjet më miqësore të showbiz-it shqiptar. Megjithatë me kalimin e kohës, Blero dhe Teuta ia dolën të rregullonin marrëdhënien e tyre. Raporti i tyre është aq i rrallë, sa këngëtari deklaroi se në dasmën e tij me Afrona Dikën do të ftonte Teutën. Ndonëse aktorja nuk pranoi – sepse për të do të ishte pak e çuditshme – gjesti i çiftit që u martua në shtator i habiti dhe surprizoi jo pak njerëzit.

3 divorcet më të jashtëzakonshëm të VIP-ave
Blero dhe Teuta Krasniqi

Artikull i rekomanduar:

10 divorcet që shokuan shqiptarët