TV Mania

Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen nga bashkëshorti

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2019

Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen nga bashkëshorti

E ftuar sot në “Wake up” (e mërkurë, 13 nëntor), Rudina Dembacaj konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti, që përflitet prej disa muajsh.

“Po, është e vërtetë. Jemi në procedurë divorci,” tha ajo. “Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi,” shtoi më tej, pa zbuluar të tjera detaje.

Zërat se Rudina Dembacaj është ndarë nga bashkëshorti nisën në fund të shtatorit, ku u vu re se ajo nuk e përmendte më Aleksin si më parë, madje i referohej edhe si “babai i Viktorias”.

Pasi disa media raportuan se ajo dhe ish-bashkëshorti u ndanë si pasojë e tradhtisë, Dembacaj u shpreh në “Ditë e re”:

“S’e kush më ka akuzuar, duhet të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe të iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për... ‘ Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë. Kam zgjedhur të mos flas për këtë. Nuk dua të flas për momentin se patjetër që do flas në një moment.”

E ftuar në “Soiree” në tetor, Jonida Shehu e pyeti se me kë duan të bëjnë krushqi lezhjanët. “Ne duam më të mirët,” tha ajo. “Sa të jetë më i miri, e dua. Kur të mos jetë, s’e dua.” “Nga është më i miri për ty? Nga është bashkëshorti jot?” e pyeti Shehu, pyetje të cilës ajo iu përgjigjet me: “Më mirë të mos flas për këtë se unë jam artiste, i dua të gjithë.”

Rudina dhe Aleksi u martuan në 2016-n dhe janë prindër të vogëlushes Viktoria.