TV Mania

Për herë të parë, ky është televizioni më i madh në vend

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2019

Për herë të parë, ky është televizioni më i

Gara mes Top Channel dhe Tv Klan mori fund, sepse ky i fundit fitoi fuqishëm.

Deri në vitin 2017, Top Channel ishte televizioni më i madh në vend për sa i përket të ardhurave dhe Klan e pasonte. Kështu ka qenë gjithnjë.

Në 2018-n ama, Tv Klan ka raportuar të ardhura totale më të larta se Top Channel dhe rritje më domethënëse. Gjatë 2018-s, xhiroja e Tv Klan ishte 1.46 miliardë lekë me një rritje prej 12% në krahasim me vitin paraardhës.

Ndërsa Top Channel raportoi të ardhura prej 1.37 miliardë lekësh dhe një rritje prej 0.6% në krahasim me vitin paraardhës.

Le të flasim për fitimet. Tv Klan fitoi 1.5 milionë euro para taksave gjatë 2018-s, njëfarë rënieje nga 2017-a. Top Channel katërfishoi fitimet e 2017-s dhe fitoi vetëm 180 mijë euro në 2018-n. Norma e fitmit të Tv Klan është 13.5%, ndërsa e Top Channel 1.6%.

Vizion Plus, i treti në listë, pati një xhiro prej 435 milionë lekësh, një rritje prej 8.7% dhe fitim prej 20 mijë eurosh përgjatë 2018-s.

Burimi: Monitor