Showbiz

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Pas Baby G, Mozzik, Getinjos dhe Kidës, i radhës që largohet nga kompania diskografike “On Records” është Fero. Në një postim në Instagram, Fero sqaron se kontrata midis tyre ka përfunduar dhe ai nuk do të jetë më pjesë e “On Records”.

“Jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re, ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur,” shkruan ai. “Por ‘On Records’ ka të drejtën të rezervojë data [koncertesh] për mua,” shton më pas.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe menaxheri Met Elshani.

Fill pas kësaj, të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë reaguar të habitur, nisur nga fakti se në një postim të pak kohëve më parë, tashmë të fshirë, reperi theksonte se ai dhe Elshani do të ishin partnerë përjetë. Por në internet nuk humbet asgjë:

Fero largohet nga ‘On Records’

Ndër të tjera, ndjekës të shumtë shprehen se largimi i Feros ka të bëjë me faktin që menaxheri i merrte 70% të fitimit. Ekziston një thashethem urban që Fero dhe të tjerë që menaxhoheshin nga kompania, mbanin vetëm 30% të fitimit të këngëve të nxjerra në treg. Nuk dihet vërtetësia e këtij aludimi, megjithëse kjo nuk i ka penguar njerëzit ta besojnë, qoftë edhe Butën që e përdori në një diss kundër Feros.

Deklaratat përkatëse dhe komentet e ndjekësve:

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

REELS

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

Fero leaves 'On Records'

Fero largohet nga ‘On Records’

After Baby G, Mozzik, Getinjos and Kid , the next to leave ON Records is Fero. In an Instagram post, Fero explains that the contract between them has ended and he will no longer be a part of ON Records.

"We have been amicably struck by a new deal, where I will continue as a freelance artist," he writes. "But 'On Records' has the right to book [concert] dates for me," he adds.

The same thing has been confirmed by manager Met Elshani.

Soon thereafter, there were many followers who reacted with amazement, given that in a post that had already been deleted, the rapper stressed that he and Elshani would be partners forever. But nothing is lost on the internet, so here's the post.

Fero largohet nga ‘On Records’

Among other things, many followers say that Fero's departure is due to the fact that the manager received 70% of the profit. There is an urban rumor that Fero and others that were managed by the company, held only 30% of the marketed song gain. The veracity of this allusion is not known, though it has not prevented people from believing it, even if Buta used it in a diss against Ferro some time ago.

Relevant Statements and Comments by Followers:

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’

Fero largohet nga ‘On Records’