Fashion & Beauty

A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?

A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?

Kur Victoria’s Secret u themeleua në vitin 1977, u konsiderua një revolucion. Themeluesi i saj Roy Raymond hapi dyqanin e parë të projektuar si një vend ku burrat mund të shkonin të blinin të brendshme për gratë dhe të ndiheshin komod. Kjo strategji – pra të brendshme për gratë, që zgjidheshin dhe u shërbenin burrave – funksionoi mirë dhe që në vitin e parë pati të ardhura të majme.

Më pas, kompania iu shit Les Wexner, CEO i L Brands, në vitin 1982 për 1 milion dollarë. Raymond me siguri që nuk e parashikoi se Victoria’s Secret do të shndërrohej në kompaninë më të madhe të veshjeve të brendshme për gra dhe as që pavarësisht suksesit, 42 vite më vonë, kompania do të përfshihej nga kritikat e ashpra.

Së fundmi, shitjet kanë rënë, disa dyqane janë mbyllur, numri i shikuesve të sfilatës së famshme ka rënë nga viti në vit dhe sikur të mos mjaftonte, sfilata u anullua. Problemi qëndron në faktin se Victoria’s Secret – një kompani e themeluar nga një burrë dhe e drejtuar përgjithësisht nga burra – duket se nuk e ka në plan të shkëputet nga interesat e tyre.

Duhet thënë se Victoria’s Secret nuk ka qenë kurrë “për gratë, nga gratë”, megjithatë ka zotëruar pjesën dërrmuese të tregut. Por së fundmi, ndonëse shitjet mund të mos jenë shumë të larta, kompani si SecondLove dhe Savage x Fenty po duartrokiten në masë dhe me të drejtë.

E kapur në befasi, kompania le të themi se ra në kurthin e besimit se asnjë konkurrent nuk mund ta mposhte, pa marrë parasysh që dita-ditës, njerëzve iu shpalosën mundësi të reja dhe krejt papritur nuk kishin pse të blinin vetëm te Victoria’s Secret.

A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?

Markat e reja jo vetëm që po “mbijetojnë”, por po lulëzojnë. Duket se engjëjt e Victoria’s Secret nuk i përfaqësojnë më gratë. Kur fushata Angeles debutoi për herë të parë në vitin 1990, padyshim që ishte revolucion sepse shumica e markave nuk reklamonin për publikun. Ngjarje e madhe qe edhe përdorimi i supermodeleve.

Por sot gjërat janë ndryshe. Njerëzit nuk kanë më nevojë që t’u thuash se çfarë është e bukur dhe çfarë jo, por t’u thuash se janë të bukur, në të gjitha dimensionet.

Victoria’s Secret ose nuk qe në dijeni të ndryshimit, ose zgjodhi ta injoronte pasi përjashtoi diversitetin. Zgjedhjet përjashtuese nuk shkuan në të njëjtën linjë me kërkesat e konsumatorit.

Së fundmi, një modele transgjinore u pranua për herë të parë për të qenë pjesë e fushatave të Victoria’s Secret. Duket si një qasje ndaj diversitetit dhe një hap para për kompaninë, rimëkëmbja e të cilës është e vështirë, por jo e pamundur.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Is an empire like Victoria's Secret crumbling?

A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?

When Victoria's Secret was founded in 1977, it was considered a revolution. Its founder Roy Raymond opened the first store designed as a place where men could go shop for women’s underwear and feel comfortable. This strategy - internal to women, who are elected and served by men - worked well and from the first year the company had a solid income.

The company was then sold to Les Wexner, CEO of L Brands, in 1982 for $ 1 million. Raymond certainly did not foresee that Victoria's Secret would become the largest women's underwear company, and notwithstanding success, 42 years later, the company would be embroiled in criticism.

Finally, sales have fallen, some stores have closed, the number of celebrity spectators has fallen year after year, and if not enough, the fest is canceled . The problem lies in the fact that Victoria's Secret - a company founded by a man and generally run by men - seems to have no plans to break with men's interests.

It has to be said that Victoria's Secret has never been "for women, by women", yet it has overwhelming market share. But finally, while sales may not be very high, companies like SecondLove and Savage x Fenty are applauding massively and fairly.

Surprised, the company let's say it fell into the trap of believing that no competitor could beat it, no matter how day by day, people were given new opportunities and all of a sudden they didn't have to buy Victoria's Secret alone.

A mos po shkatërrohet një perandori si Victoria’s Secret?

New brands are not only "surviving", they are thriving. It seems that the Victoria's Secret angels no longer represent women. When the Angeles campaign first debuted in 1990, it was definitely a revolution because most brands did not advertise to the public. A great event was the use of supermodels.

But today things are different. People no longer need to tell you what is beautiful and what is not, but to tell them that they are beautiful, in all dimensions.

Victoria's Secret was either unaware of the change, or chose to ignore it because it excluded diversity. Exclusionary choices did not go in line with consumer demands.

Finally, a transgender model was first accepted to be part of Victoria's Secret campaigns. It seems like an approach to diversity and a step forward for a company whose recovery is difficult, but not impossible.