PO, e lexuat mirë! Miley Cyrus pritet të elektrizojë skenën e Sunny Hill Festival. Ishte Dua Lipa ajo që disa minuta më parë publikoi një video të yllit ndërkombëtar, e cila shprehet se do të gjendet në Kosovë së bashku me mbretëreshën e Kosovës, siç iu referua ndryshe Dua- s.
Fatlumët do mund të shijojnë hitet e këngëtares 27- vjeçare më 2 gusht, ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e dy artistëve të tjerë.
#1 DJ i famshëm Calvin Harris më 4 gusht:
dhe #2 Gashi, më 3 gusht:
Festivali do të mbahet në Prishtinë, më 2, 3 dhe 4 gusht, një festival i organizuar nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.