
Që në nëntorin e vitit të shkuar nisi të flitej kudo rreth përçarjes së grupit “BabaStars”. Pas largimit të Skivit (Visar Shalës) u tha se kënga e Agon Amigës “Oh bir” ishte një sulm i hapur ndaj Getoarit. Asokohe, burime për emisionin “Sevenbizz” deklaruan se kënga në fjalë paralajmëronte largimin e Agon Amigës nga grupi.

Cozman- i nga ana tjetër, përmes një videoje në Instagram u shpreh se “nuk mundej më me reperët fallso” duke lajmëruar kështu shkëputjen e tij.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, janarin e këtij viti, Skivi raportoi edhe pezullimin si firmë të “BabaStars”.
“Gjatë viteve, fjalët dhe veprimet ndryshuan dhe si grup nuk kemi rënë darkord për asnjë veprim të përbashkët; për këtë arsye kemi pasur edhe ngecje edhe mosmarrëveshje brenda grupit, ku shpehherë ka dal nëpër media që kemi mosmarrëveshje. Unë si pronar momental në BabaStars do e tërheq emrin tim nga firma BabaStars dhe do të vazhdoj të krijoj labelin tim. I lus të gjithë ata që nuk janë në këtë firmë, për momentin të mos përdoret BABASTARS derisa të zgjidhim këtë gjë (shpresoj në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme).” u shpreh ai ndër të tjera.
Teksa ende nuk ka një ide të qartë të asaj çfarë po ndodh me grupin në fjalë, së fundmi, dy reperët Cozman dhe Agon Amiga kanë publikuar këngët më të fundit, respektivisht, “You Know Me” dhe “Bobi” të cilat mbajën logon e BabaStars.
Nga ana tjetër, Cozman shpërndau një fotografi përkrah DJ- it të BabaStars, Marshall Jungle- it. Nga ndjekësit, e gjitha kjo është marrë si shenjë ribashkimi dhe vazhdimësie e grupit të mirënjohur.