Ledri Vula dhe Visar Shala (Skivi) duket se i kanë hedhur pas krahëve debatet e kaluara, pasi së fundmi çunat janë fotografuar bashkë. Siç mund ta shihni në foton e mëposhtme, ata shfaqen të ulur në një kafe.
Një tjetër shenjë se gjërat kanë ndryshuar – duke qenë se në ditët e sotme çdo gjë i referohet Instagramit – Skivi i ka bërë follow Ledrit dhe menaxherit të tij, Faton Shoshit.
Ledri Vula ishte fillimisht pjesë e label-it “Baba Records” që më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012-ën bëri mjaft bujë, jo vetëm për shkëputjen e papritur, por edhe për konfliktin fizik me ish-të fejuarin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Për pak kohë reperi qëndroi jashtë muzikës, për t'u rikthyer me “100 probleme” dhe bashkëpunime të tjera si Ledri Vula dhe jo më si “Skillz”.
Nga ana tjetër, Skivi që ishte për shumë gjatë pjesë e “Babastars”, u largua në janar të një viti më parë, fill sapo ish-menaxheri i grupit, Albert Krasniqi, publikoi bisedat private me Getoarin. Nisur nga Instagram-i i reperit, duket se ai nuk ruan ndonjë raport të ngushtë me “Babastars”, për aq kohë së i ka fshirë fotot dhe nuk ka postuar asnjë prej këngëve të tyre. Për të më shumë detaje, mund të klikoni këtu.
Tani, pa dashur të aludojmë, por ekziston mundësia e një bashkëpunimi të tyre; ndoshta jo si Skillz, por thjesht Ledri ft. Skivi.