Mëngjesin e sotëm, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira kurorëzuan historinë e dashurisë fillimisht përmes një martese civile në Bashkinë e Tiranës, lajm që u bë publik fillimisht nga Ajola Xoxa. Momentalisht çifti është duke u përgatitur për dasmën e madhe, në të cilën thuhet se janë rreth 300 të ftuar.
Ira ishte e para që theu heshtjen përmes një postimi në Instagram ku shkruan “të martuar”. Fustani i nuses duket i thjeshtë, i fryrë sipas stilit të fustaneve të princeshave dhe i shoqëruar me vello.
Po kështu dekori i dasmës vjen përmes ngjyrave të sezonit kombinuar me detaje të arta dhe dritat vezulluese.


