Ndonjëherë mjafton një video, foto apo një dokumentar për t’u ndërgjegjësuar në lidhje me çështje të rëndësishme, të cilat për fat të keq i harrojmë. DeaMishel shkroi në Instagram se “është përpjekur të kursejë plastikën”. “Jam përpjekur ta bëj këtë prej një viti, por e kam lënë pak pas dore. Do t’ju tregoj në vijim.”
Mjafton të shihni se ç’ndodhet brenda trupit të një zogu për të kuptuar gjithë efektet negative të përdorimit të materialeve plastike.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
“Po e heq mjekrën si një mënyrë simbolike për të thënë se ka ardhur koha për ndryshim. Një ndryshim për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për botën. Le ta ndryshojmë pozitivisht planetin tonë. Le të pastrojmë oqeanet dhe tokat. Le të përdorim aluminin e riciklueshëm në vend të plastikës,” shkroi aktori Jason Momoa në videon e postuar në YouTube në prill të këtij viti ku në mënyrë simbolike rruajti mjekrën.
Një nga ligjet kryesorë të jetës është se çfarë të japësh do marrësh, ose siç populli shprehet: “Ç’të mbjellësh do korrësh”; ndotje shkaktojmë, ndotje kapërdijmë!
View this post on Instagram
Vazhdimisht janë realizuar studime të shumta përsa i përket pranisë së plastikës në trupin e njeriut. Publikuar në Environmental Pollution, një studim nga Universiteti Heriot- Watt vërtetoi se njerëzit gëlltisin më shumë se 100 fibra plastike në çdo vakt.
View this post on Instagram
Këto fibra janë gjetur në kripën e detit, mjaltë, sheqer, birrë, pluhurin e shtëpive tona, si dhe në ujin e çezmave apo atë të ambalazhuar. Ndër përgjegjësit kryesore janë prodhimet e detit, të prekura nga ndotja e oqeaneve, deteve, lumenjve etj.
View this post on Instagram
Pra, ricikloni (dhe mos blini qese plastike nëpër supermarkete; nuk ju kushton gjë një trastë e hollë në çantë). Po kështu:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Lexo edhe: Ç’i kemi bërë natyrës në 10 vite dhe jo vetëm.