Muzika

Madonna has vështirësi gjatë performancës në Eurovision

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

Madonna has vështirësi gjatë performancës në Eurovision

Që në fillim të prillit u paralajmërua se Madonna do të performonte dy këngë natën finale të Festivalit Europian të Këngës, Eurovision. Pak më parë, ndodhi ç’u premtua.

Madonna feston 30-vjetorin e albumit ikonik “Like a Prayer” dhe publikimin e albumit të ri, “Madame X” dhe prandaj performoi dy këngë, një nga secili album, “Like a Prayer” dhe “Future” një bashkëpunim me Quavo.

Këngëtarja stonoi gjatë performancës së këngës së parë ku hasi vështirësi me notat e larta. Kënga tingëlloi e sheshtë dhe pa jetë. Ndërsa kënga me Quavo është një miksim i trap, rap, pop dhe rege me zëra tejet të modifikuar, që s'u prit mirë nga publiku.

Në prill, u tha se Madonna do të ishte “historike dhe histerike” në skenë, por për fat të keq, s’ishte asnjëra. Për më tepër, edhe intervista me moderatorin ishte e sikletshme. Ndoshta kjo s'ishte nata e Madonna-s.