Metropolitan

Kim dhe Kanye, prindër për herë të katërt

Kim dhe Kanye, prindër për herë të katërt

Kim Kardashian dhe Kanye West së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt, pasi nëna surrogate e fëmijës së tyre është gati për procesin e lindjes.

Kim supozohej të ishte e pranishme në The Ellen DeGeneres Show për të surprizuar Kris Jenner së bashku me fëmijët e saj dhe të Kourtney-t, por nuk mundi. Kjo ishte një surprizë edhe për vetë Kris Jenner, e cila nuk ishte në dijeni se po vjen në jetë fëmija i katërt i çiftit West.

Nëse nuk e dini, Kim dhe Kanye do të bëhen prindër të një djali, emri i të cilit nuk është zbuluar ende. Në janar, Kim u shpreh se “po mendon për disa emra armenë në nder të origjinës së saj”, por nuk është vendosur ende.

Bebi i ardhshëm do të jetë fëmija i katërt i familjes West, pas vogëlushes North 5-vjeçare, djalit Saint 3 vjeç dhe vajzës Chicago, 1 vjeçe. Chicago erdhi në jetë gjithashtu përmes një lindjeje surrogate. Asokohe, mjekët këshilluan që Kim të mos ngelte më shtatzënë për shkak të arsyeve shëndetësore. (Lindje surrogate – kur një grua lind fëmijën e një gruaje tjetër, duke fekonduar vezën e saj nga partneri i gruas tjetër, ose duke implantuar vezën e fekonduar të gruas tjetër në mitrën e saj).

Në fund të prillit, Kim dhe familja e miqtë e saj kremtuan bebin e katërt në një baby shower me temë CBD - ndryshe cannabidiol, është një prej cannabinoideve të identifikuara në bimët e kanabisit dhe është përgjegjës për 40% të ekstraktit të bimës. CBD ka aftësi relaksuese dhe në Amerikë mund të përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë.

Kim donte një festë me temë CBD sepse ishte shumë në stres për fëmijën e katërt. “Jam në panik! Dua një baby shower të qetë, me temë CBD... Masazhe për të gjithë, meditime, qetësia para stuhisë,” tha ajo për E! në fillim të vitit.

REELS

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

Kim and Kanye, parents for the fourth time

Kim dhe Kanye, prindër për herë të katërt

Kim Kardashian and Kanye West will soon become parents for the fourth time as their child's surrogate mother is ready for the birth process.

Kim was supposed to be present at The Ellen DeGeneres Show to surprise Chris Jenner along with her children and Kourtney but could not. It was a surprise for Kris Jenner himself, who was unaware that the fourth child of the West was coming to life.

If you do not know, Kim and Kanye will become the parents of a boy whose name has not been discovered yet. In January, Kim said that "he is thinking of some Armenian names in honor of her origins" but has not yet been decided.

The next baby will be the fourth child of the West family, after the North 5-year-old baby boy, Saint 3-year-old son and Chicago girl, 1 year old. Chicago also came to life through a surrogate birth. At that time, doctors advised Kim not to be pregnant for reasons of health. (Surrogate East - when a woman gives birth to another woman's wife, fertilizing her egg by another woman's partner, or implanting the fertilized egg of another woman in her womb).

In late April, Kim and her family and friends celebrated the fourth baby on a CBD -based baby shower - otherwise cannabidiol, one of the cannabinoids identified in cannabis plants and is responsible for 40% of the plant extract. The CBD has relaxed ability and in America it can also be used for the treatment of epilepsy.

Kim wanted a CBD theme because he was too stressed for the fourth child. "I'm in a panic! I want a quiet baby shower, with CBD theme ... Massages for everyone, meditation, silence before the storm, "she told E! at the beginning of the year.